Kameron dhe Sarkozi vizitojnë Libinë
Kryeministri britanik Dejvid Kameron dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi po vizitojnë Libinë.Kameron dhe Sarkozi do të takohen me liderët e Këshillit nacional tranzicional. Më pas ata do të shkojnë në Bengazi ku do të mbajnë fjalim në Sheshin e Lirisë.
Kameron dhe Sarkozi janë liderët më senior që vizitojnë Libinë pas largimit të Gadafit.
Vizita zhvillohet në atmosferë delikate sigurie. Kryesuesi i Këshillit nacional tranzicional, Mustafa Abdul Jalil tha se liderët do të jenë të sigurtë.
Presidenti francez përcillet me 160 zyrtarë të sigurisë.
<< Home