Friday, September 16, 2011

Katër minatorët në Uels u gjetën të vdekur

Katër minatorët e zënë brenda minierës në Uels, u gjetën të vdekur. Ata ishin duke punuar 90 metra në tokë në minierën Gleision Colliery, të enjten kur ndodhi fatkqësia.

Ekipet shpëtëse u nisën në kërkim të minatorëve me shpresë se do ti nxjerrin të gjallë. Charles Breslin, 62, David Powell, 50, Garry Jenkins, 39, and Phillip Hill, 45, u gjetën të vdekur të premten.

Kryeministri britanik, David Cameron tha se është një situatë tepër e dhëmbshme.

Kufomat e minatorëve tani janë nxjerrur. Ata u gjetën pranë njëri tjetrit, njëri pranë daljes, tre afër vendit ku punonin.

Tragjedia ndodhi pasi një mur i brendshëm. Tre minatorë tjerë arritën të dalin jasht. Njëri prej tyre u dërgua në spital derisa dy të tjerët ndihmuan në orvatjet për ti gjetur kolegët e tyre.

Industri e minierave ka traditë të gjatë në këtë pjesë të Uelsit. Derisa dikur ishte ndër industritë kryesore, tani është zvogëluar dukshëm por zë një vend të rëndësishëm në kulturën dhe identitetin e këtij rajoni. .