KADARE: LEXUESI SHQIPTAR I DEHUR NGA LIRIA
Kadare në Londër. Botimi në anglisht i veprës së tij "Kështjella".Për publikun britanik, emri i Ismail Kadares është mëse i njohur. Vepra e tij ndërkaq duket se akoma çalon pas fituesit të parë të Çmimit ndërkombëtar Booker. Kështu 40 vjet pas botimit në shqip, romani i tij i “Kështjella” tani u bë i mundur edhe në botimin në anglisht. Ky botim edhe ishte temë e prezantimit të Kadares në qendrën “Southbank” në kuadër të serisë “Literatura dhe fjala e folur”.
Pas leximit të shkurtër në shqip, Kadare kaloi në frangjisht për të prezantuar më gjerë veprën e vet. Nga frangjishtja, bashkbiseduesi dhe përkthyesi tij David Bellos përcolli në anglisht fjalët e tij duke përkujtuar edhe një herë rrugën e gjatë që vepra e Kadares kalon për të arritur deri te lexuesi anglez. Vetë pyetjet e publikut u mundësuan në anglisht, frengisht apo shqip. Kjo e fundit ndryshe dukej se prezantonte publikun mbizotërues në sallë.
Pavarësisht nga rruga e gjatë gjuhësore, fjala e Kadares ishte e qartë.
Krijimtaria në kushtet e izolimit të Shqipërisë nuk kishte alternative për shkrimtarin shqiptar. Heshtja si alternative e vetme do të kishte krijuar një errësirë në krijimtarinë shqiptare. Ngjashëm kritikat mbi mos-guximin dhe jo-sinçeritetin e shkrimtarëve shqiptar gjatë asaj periudhe për Kadaren nuk kan peshë.
“Pas rënies së komunizmit, shumkush u orvat të na ligjerojë mbi shumë çështje”, tha Kadare. Obligim i shkrimtarit është të jetë i sinçertë ndaj njerëzve, por jo edhe ndaj vrasësve ç’farë ishte regjimi i Enver Hoxhës. Të gjitha ato kritika që shtrohen sot në fakt thonë: “Pse ti nuk je vdekur”, mendon Kadare.
Por si e sheh ai letërsinë shqiptare sot dhe përse akoma nuk ka dalur një Kadare i ri nga Shqiprëria, pyeta zotin Kadare.
“Në Shqipëri ekziston një numër i shkrimtarëve të rinjë”. Fatkeqësisht lexuesi shqiptar është akoma i dehur nga liria. Por kjo është një periudhë kaluese, shton Kadare.
Spekulimet mbi “Presidentin Kadaren”, sipas të gjitha gjasave do të mbeten të tilla. Për Kadaren, shkrimtari nuk ka vend në politikë. Vaclav Havel, është përjashtim. Por gjatë jetës politike ai kurr nuk foli mbi letërsinë, thotë Kadare.