Monday, January 29, 2007

KOSOVA PENGESË DEMOKRATIKE PËR SERBINË

Gjithnjë derisa çështja politike e Kosovës të mbetet në qendër të vëmendjes, anash mbesin çështje të rëndësishme ekonomike si në Serbi ashtu edhe në Kosovë,.

Vendimi i kryeministrit Koshtunica që të mos prêt ndermjetsuesin special Marti Ahtisarin u kritikua nga disa përfaqësues të organizatave jo-qeveritare si i vendim i papërgjgjëshëm. Ndërkohë, Partia Demokratike, lëshoi deklaratë ku vlerësohet se në punën e përgjithshme që qeveria kryen në këtë moment, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bënë pjesë edhe pritja e ndërjmetsuesit special meqë fjala është për një çështje me interes më të rëndësishëm shtetërorë. Vendimi kryeministrit Koshtunica ndërkaq shihet nga disa si indikacion se ai mund të heq dorë nga posti i kryeministrit në qeverinë e re por nga ana tjetër edhe si porosi bashkësisë ndërkombëtare që të mos ushtrojë presion lidhur me Kosovën. Konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojë nesër. Presidenti Tadiq ka ftuar përfasuesit e listave zgjedhore për konsultime të ndara ndërsa pas përfundimit të tyre, Presidenti Tadiq do të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë së re. Ky process ndarkaq akoma konsiderohet si i vështirë mes tjerash pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës.

Cështja e Kosovës mund jo vetëm të vështërsojë fromimin e qeverisë së re, por edhe të ndikojë që në këtë qëveri të hyjnë radikalët, theksuan këto ditë mediumet e këtushme. Derisa një mundësi e këtillë akoma shihet si jo-reale, analistët theksojnë se çësthja e Kosovës, përkatësisht dinamika e zgjidhjes së saj do të ndikojë në mënyrë indirekte në formimin e qeverisë së re.

Zoran Lutovac analistë politikë thotë se kjo çështje mund të shfrytëzohet si arsyetim gjatë këtij procesi negociator për qeveri të re. Lutovac shton se ai prêt që partitë e bllokut democratik, pra partia Demokratike ajo Demokratike e Serbisë dhe G17 Plus të arrijnë marrëveshje dhe këto tri parti të formojnë qeverinë e re. Koalicioni i Partisë Demokratike të Serbisë dhe asaj radikale do të kishte pasoja të papara për vet partinë e kryeministrit Koshtunica. Kjo part shton Lutovac do të përjetonte fatin e partisë së Vuk Drashkoviqit e cila kësaj radhe mbeti jasht parlamentit.

Zoran Stoilkoviq analistë politik prêt që qeveria e re të formohet deri kah mesi i marsit.
Presioni dhe roli i jashtëm ndërkombëtar do te jetë tejet i rëndësishëm në këtë drejtim. Stilkovic shton se kur të fillon procesi i shpejtuar i negociatave drejt një formulimi përfundimtar të ceshtjes së Kosovës, aktorët politikë e kan të qartë se një sa e padëshërueshme është një situatë kur një procesi i këtillë zhvillohet ndërsa në Serbi akoma nuk ka qeveri të re.
Tone:

“Çështja e Kosovës do të vështërsojë, më saktësisht komplikojë gjërat në një masë sepse më nuk bëhet fjalë për pozicione parimore apo negociata të gjata. Stoilkoviq shton se tani duhet të arrihen qëndrime konkrete ndaj skenarjeve të mundshme të kësaj zgjidhje. Por, shton ai, nga ana, paradoksalisht Kosova edhe do të shpejtojë këto negociata tw cilat ndryshe pra presionin kohor do të mund tw vazhdonin muaj të tërë.

Ndër opcionet e mundshme të qeverisë së re, Stoilkovic thekson mundësinë që Koshtunica të mbetet kryeministër ose që në zgjedhjet e arrdhshme prezidenciale ai të mbështet si kandidat për president.
Me rëndësi është është harmonizimi i programit si dhe sjellja taktike ndaj cështjes së Kosovës, shton Stoilkoviq. Këtu nuk kemi dallime të rëndësishme konceptuale por dallimet taktike do të jenë shumë të rëndësishme.

"Nuk besoj se në Serbi dikush do të nënshkruajë ndonjë akt formal. Por është e rëndësishme sjellja dimplmatike ndaj vendeve të cilat fjala vjen do të njihnin pavarësinë e Kosovës. Stoilkoviq shton se mbetet të shihet nëse kjo zgjidhje do të formulohet në atë mënyrë që ti jepet Serbisë hapësirë që këto ndryshime të pranohen. Poashtu kyce nw rrjedhjat e arrdhshme politike mbetet sipas tij roli I bashkwsisë ndërkombetare përkatwsisht vijimi i procesit drejt Bashkimit Evropian.

Skenari sipas të cilit zgjedhjet do të përsëriten, theksojnë bashkëbiseduesit tanë është i vështirë. Vec tjerash për shkak të reagimit të vet votuesve të cilët në zgjedhjet e reja do të mund ti dënonin partitë demokratike me votim të dobët.
Analistët pajtohen se çështja e Kosovës po ndikon e madje pengon procesin e tërë demokratik jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë. Gjithnjë derisa çështja politike e Kosovës të mbetet në qendër të vëmendjes, anash mbesin çështje të rëndësishme ekonomike. Cështje këto që sic treguan zgjedhjet e së dielës janë prioritet për votuesit në Serbi.

Xhejms Lajon (James Lyon) nga Grupi ndërkombëtar i krizave për Deutsche Velle thotë se kur është fjala për Kosovën politikanët serb mbeten prapa votuesve.

“Shumica e votuesve janë të interesuar në cështjet jetike, çeshtjet e përditshme të jetës që kan të bëjnë me ekonominë. Por politikanët serb e kan vërë cështjen e Kosovës në qebdër të vëmendjes ngase për ta kjo është gjë e rëndësishme. Kështu kemi një situatë ku politikanët po insistojnë në ideologji që nuk është doemos në përputhje më aspiratat e votuesve, thotë Lajon.

Shumica e analistëve mbeten konfident se përkundër vështërsive të tashme, partitë demokratike do të arrijnë marrëveshje dhe do të dalin me qeveri të re deri kah mesi I marsit.

Beograd, 28 janar 2006

Tuesday, January 23, 2007

ZGJEDJET NË SERBI: REZULTAT I PRITUR POR EDHE PROBLEMATIK

Votuesit serb dhanë voten e vet në zgjedhjet parlamentare. Por mbetet të shihet nëse ky votim do të rezultojë në formimin e qeverisë së re. Befasi të mëdha nuk pati. Partia Radikale me rreth 28 përqind, fitoi shumicën e votave, por jo edhe mjaft sosh për të formuar vetë qeverinë e re. Kështu siç edhe pritej, vota e përgjithsme u shkon partive të bllokut demokratik ku prin Partia Demokratike e cila me rreth 22 të votës së përgjithshme ishte partia e dytë në zgjedhje. Një rezultat i këtillë ndërkaq mund të vështërsojë situatën poqese partitë e bllokut demokratik nuk arrijnë të formojnë qeverinë e re, vlerësojnë mes tjerash analistët e zgjedhjeve.

Në vijim flasin: Tim Xhudah (Tim Judah)-analistë britanik, Xhejms Lajon (James Lyon)-analistë amerikan dhe Ksenija Milivojeviq-analiste serbe

Shikuar nga jashtë këto rezultate tregojnë fitoren e forcave demokratike, pro-evropiane ngase matematikisht ato fituan shumicën e votave. Por se a do të formohet dhe si do të formohet qeveria e re, do të ndikojë sjellja e bashkësisë ndërkombëtare, thotë Ksenija Milivojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë.
"Këto rezultate mund më shumë të vështërsojnë se sa lehtësojnë situatën. Çështje kyçe në formimin e qeverisë do të jetë çështja e mandatarit. Nëse lëmë anash Partinë Radikale e cila sipas deklaratave të deritashme nuk planifikon të marr pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, atëherë mandatarin duhet të paraqet Partia Demokratike e cila pas radikalëve pati më shumë vota. Por në Serbi ndodhin shpesh gjëra jo-logjike dhe tan nuk është e sigurtë nëse një gjë e këtillë do të ndodh.

Milivojeviq përkujton se një situatë e ngjashme ndodhi edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme kur rezultatet poashtu tregonin se partitë e bllokut të atëhershëm demokratik do të formojnë qeverinë, por kjo gjë megjithatë nuk ndodhi, gjë që solli deri te një ftohje të marrëdhënieve me disa vende të Bashkësisë Evropiane.

Rezultatet e deritashme nuk tregojnë ndonjë ndryshim në politikën, thotë Xhejms Lajon nga Grupi ndërkombëtar i krizave. Andaj, shton ai është vështirë të thuhëet se si do të reflektohen këto rezultate në raport me çështjen e Kosovës. "Ekziston mundësi e vërtetë që Serbia të mos jetë në gjendje të formojë qeverinë. Në këtë rast mund të ndodh që zgjedhjet e reja të thirren brenda 90 ditësh. Në një situatë të këtillë, mund të ndodh që procesi i statusit të Kosovës të vonohet për 3-4-deri pes muaj." Lajon shton se vetë vonesa e procesit të deritashëm të statusit të Kosovës, pa dyshim u ndihmoi forcave demokratike në një masë të vogël. por se është plotësisht e mundshme që rezultate të ngjashme do të kishim edhe pa këtë vonesë.

Zgjedhjet në Serbi janë vetëm një pjesë e pasqyrës dhe nuk do të ndikojnë shumë në situatën e përgjithshme, mendon Tim Xhuda analistë britanik.

Debati nuk do të mbahet këtu. Ai do të zhvillohet brenda forcave të mëdha. Natyrisht do të ishte më mirë për Serbinë dhe rajonin nëse në Serbi do të kishim një qeveri stabile. Dhe mund të thuhet se në rast të marrjes së një rezolute e cila do të pranonte propozimin e Ahtisarit që siç presim do të jetë pavarësia e kushtëzuare Kosovës, atëherë do të ishte më mirë që Serbia të kishte një qeveri të këtillë ku dy blloqet kryesore do të ndanin përjegjësinë. Xhuda shton tani nuk dihet se si do të zhvillohet procesi i statusit më tej. Në këtë moment jam më pak i sigurtë se që isha më parë. Sipas diplomatëve që njoh do ketë rezolutë në pranverë, diku kah prilli, e më pas do të kemi 4 muaj deri tek e ashtuquajtura dita e statusit. Qëndrimi i Rusisë mund të shkaktojë vonesë të mëtejme dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata më tej, shton mes tjerash Xhuda.

Ksenija Miliovojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë thotë çështja e Kosovës nuk ndikoi dukshëm në rezultatet e zgjedhjeve.

Nëse vështroni daljen në zgjedhje në Kosovë, do të shihni se ajo ishte mjaft e dobët. Më pare kjo pjesëmarrje e serbëve, ishte kryesisht e lartë, mbi 60-70 përqind. Kësaj here, pjesëmarrja në Kosovë ishte rreth 48%, gjë që mund të shihet si shenjë se serbët e Kosovës nuk presin se qeveria e re mund të zgjidh çështjen e Kosovës në mënyrë të volitshme për ta. Milivijoviq shton se sjellja gjatë zgjedhjeve zakonisht reflekton pritjet e votuesve. Kur është fjala për Kosovën siç duket votuesit nuk presin se qeveria e arrdhshme pavarësisht se sa stabile, demokratike dhe pro-evropiane të jete, mund të ndryshojë zgjidhjen që pak a shumë tanimë pritet dhe që do të propozohet së shpejti.

Kim Bytyci

Monday, January 22, 2007

ZGJEDHJET NË SERBI:RADIKALËT FITUES POR JO EDHE SUNDUES

FORMIMI I QEVERISË I PASIGURTË

Sipas rezultateve të para preliminare të Komisionit republikan të zgjedhjeve, Partia Radikale e Serbisë fitoi më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare. Kjo Parti mori 28.32% të votës. E dyta ishte Partia Demokratike e presidentit Tadiq e cila mori 22.65%, koalicioni I Partisë Demokratike të Serbisë dhe Serbisë së re, 16.38%, G17Plus mori 6.79%, partia Socialiste e Serbisë 5. 64% . Koalicioni i udhëhequr nga partia Liberale Demokratike mori 5.33%. Partitë e tjera nuk kaluan pragun zgjedhor prej 5% të votës. Në mesin e tyre gjendet edhe partia e ministrit të tashëm të jashtëm Vuk Drashkoviq e cila në bazë të këtyre parashikemeve nuk do të hyjë në parlament.

Rezultate të ngjashme parashikonë edhe Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci-CeSID. Në bazë të vlerësimeve përfundimtare të kësaj qendre, radikalët do të kenë 81 mandatë në parlament. Partia Demoratike do të ketë 65 mandate. Koalicioni i Partisë Demoratike të Serbisë dhe Serbisë së re 47 mandate. G17Plus merr 19 mandate, Partia Socialiste e Serbisë16, dhe koalicioni i udhëhequr nga Partia e Çedomir Jovanoviqit fitoi 15 mandate.
Në parlament, sipas këtyre vlerësimeve do të hyjnë edhe partitë e minoriteteve. Lidhja e hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate, Lista për Sanxhakun 2 ndwërsa nga një mandat marin edhe partitë e romëve. Sipas vleruesimeve të CeSID, nuk është e sigurtë nëse koalicioni i shqiptarëve të Luginës sue Preshevës do të hyjë në parlament me një mandat apo jo.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 60.55% të votuesve të regjistruar. Rezultatet përfundimtare duhet të shpallen deri të enjten.

Zëvendës kryetari i Partisë Radikale, Tomislav Nikoliq tha se partia e tij sërish fitoi në zgjedhje por se fatkeqsisht nuk do të mund të formojë qeverinë.

Kryetari I Partisw Demokratike dhe president i Serbisë Boris Tadiq tha se partia e tij kurr më parë nuk ka shënuar një rezultat të këtillë. Tadiq paralajmëroi se partia e tij do të insistojë në postin e kryeministrit në qeverinë e re.

Pikërisht formimi i qeverisë mbetet i pasigurtë në këtë moment. Analistët vlerësojnë se në këtë moment të gjitha opcionet janë të hapura. Në bazë të rezultateve të deritashme, Partia Demokratike do të mund të ketë postin e kryeministrin por nuk është e sigurtë nëse partitë tjera të bllokut demokratik do të pajtohen. Kështu vet formimi i qeverisë do të varet nga aftësia e partive demokratike që të merren vesh dhe në këtë moment të gjitha opcionet janë të hapura. Derisa Partia Demokratike ka deklaruar se nuk dotë hynte në koalicion me radikalët, koalicioni Partisë Demokratike të Serbisë dhe Serbisë së re nuk ështe deklaruar qartë lidhur me opcionet e koalicionit. Lideri i PDS dhe kryeministër i tashëm, Vojislav Koshtunica, pas rezultateve të para tha se partia e tij është e hapur për bisedime mbi qeverinë e re. Këto bisedime sipas tij janë të mundura menjehrë pas rezultateve përfundimtare.

Kryetari i G17 Plus, Mlagjan Dinkiq mendon se qeveria e re duhet të formohet nga Partia Demokratike, Partia Demokratike e Serbisë dhe G17 plus.

Në Parlament do të hyjë edhe kolaicioni i udhëhequr nga partia Liberale Demokratike. Një rezultat i këtillë i kësaj partie vlerësohet nga analistët si tejet positive duke pasur para sysh kohën e shkurtër e veprimtarisë së kësaj partie. Lideri saj, Çedomir Jovanoviq tha se hyrja në parlament është dëshmi e ekzistimit të energjisë positive në Serbi.

Ndërsa lideri I Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq u shpreh I pakënaqur me reaultet që shnënoi partia e tij.

Friday, January 19, 2007

KOSOVA NUK ËSHTË PRIORITET PËR VOTUESIT NË SERBI

Mëse 6 milion e 6 mijë qyetetarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi këtë të diele. Qyetataret me banim në botën e jashtme poashtu do të kenë mundësi të votojneë në 58 qendrat e organizuara për këtë qëllim.

Ndër temat që më së shumti do të ndikojnë në votën e qytetarëve, sipas hulumtimeve, janë temat që kanë të bëjnë me jetën e tyre. Sipas Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, në listën e prioriteteve të votuesve, janë standardi i jetës, punësimi, lufta kundër korrupcionit dhe krimit si dhe një shtet juridik dhe i drejtë, Kosova, sipas ketyre hulumtimeve nuk bënë pjesë në këtë listë. Drejtori i Qendrës për zgjedhje të lira dhe demokraci, Marko Blagojeviq thotë:

“Kur pyetni qytetarët që të bëjnë një zgjedhje racionale, Kosova nuk gjendet në krye të listës së prioriteteve. Kur gjatë hulumtit pyetni qytetarët se çka është për ta me rëndësi, ata bëjnë një zgjedhje racionale dhe thonë se për ta me rëndësi është se si jetojnë tani dhe çfarë janë perspektivat për të arrdhmen. Kosova është diçka tjetër, ajo është më shumë një zgjedhje emocionale për të cilën orientohet një pjesë e votuesve.
Varësisht nga retorika e politikanëve dhe zgjimi i emocioneve, Kosova ngritet apo bie nga kjo listë e prioriteteve të qytetareve”, thotë Blagojeviq.

“Ne bëmë një hulumtim lidhur me percepcionet e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Qytetarët i pytëm se çka dëshirojnë ndërsa çka shohin si reale. Këtu vërejmë dallime të rëndësishme, 45% madje edhe 50% të qytetarëve thonë se do të dëshironin që Kosova të mbetet në Serbi por vetëm 15% e tyre besojnë se kjo është e mundur, thotë Blagojeviq. Ndonse çështja e Kosovës u gjet në një masë në fushatën parazgjedhore, asnjëra parti, nuk e pat Kosovën si temë kyçe. Ndër temat që dominuan këtë fushatë veçmas ne mesin e bllokut demokratik ishte çështja e inkuadrimit në Bashmikin Evropian” thote Blagojeviq.

Ndryshe, Blagojeviq shton se fushta parazgjedhore në përgjithsi ishte më pozitive në krahasim me ato mëparshme meqë partitë kësaj here ishin më shumë të orientuara ndaj votuesve se sa kundër njëra tjetrës. Por njëkohsisht pakënaqesia e përgjithshme e qytetarëve është më e madhe dhe kjo është arsye që një numër i qytetarëve nuk planifikojnë të dalin në zgjedhje. Pjesëmarraja në zgjedhjet e së dielës pritet të jetë në nivel të zgjedhjeve të vitit 2003. Por kësaj here për të arritur një pjesëmarrje të tillë, janë nevojitur orvatje shumë më të mëdha për të motivuar qytetarët që të japin votën e tyre, shton Blagojeviq.



Kim Bytyci
dw-world.de/albanian
18.01.07
Beograd