Tuesday, February 27, 2007

POLENZ: STATUSI TË ZGJIDHET PARA G8

Pa zgjidhje të çështjes së Kosovës, Serbia nuk mund të bëhet kandidate e BE-së, ka thënë Polenz, mbas takimit të kryetarëve të komisioneve të jashtme të 33 parlamenteve evropiane në Berlin

"Për një gjë të gjithë janë dakord, statuskuoja nuk mund të zgjasë deri në një afat pafund!" - ka thënë Ruprecht Polenz, kryetar i komisionit të jashtëm në Bundestag të martën në Berlin.

Polenz është treguar i vetëdijshëm, se një kompromis mes shqiptarëve dhe serbëve nuk mund të pritet. Por ai vuri në dukje, se ekziston një interes i përbashkët mes palëve negociuese: "Ndërsa Kosova dëshiron një zgjidhje të statusit, Serbia, siç na u tha nga përfaqësuesit e serbëve, kërkon që në vitin 2008 të jetë kandidat i BE-së, por kjo nuk do të jetë e mundur, pa zgjidhjen e statusit të Kosovës", ka nënvizuar më tej Polenz.

Delegacioni serb në konferencën dy ditore të kryetarëve të komisioneve të jashtme të 33 parlamenteve evropiane në Bundestag kryhesohej nga deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Aligrudiç.

Si Polenz ashtu edhe i ngarkuari i posaçëm i BE-së për politikë të jashtme, Javier Solana, shpresojnë që çështja e Kosovës do të zgjidhet para verës. Polenz tha se po punohet që çështja të zgjidhet para samitit të tetë vendeve më të industrializuara, që është parparë për në qershor nën kryesinë e Gjermanisë në Heiligendamm.

Debati në Këshillin e Sigurimit do të fillojë pas datës 10 mars, tha Solana, duke u shprehur optimist, që procesi do të përfundojë me një rezolutë të re: "Nuk kam ndonjë shkak përse të mendoj që anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të fillojnë një debat, dhe nuk do të arrijnë kompromis".

Optimist u tregua Solana, se Bashkimi Evropian do të jetë i bashkuar në çështjen e Kosovës. Megjithatë disa kryetarë komisionesh parlamentare, megjithë mbështetjen për punën e Ahtisaarit, kishin shprehur edhe frikën, për efekte negative që mund të kishte realizimi i propozimit të tij në vende të tjera me pakica. Dyshimet më të mëdha, sidomos në lidhje me të drejtat asimetrike të trajtimit të pakicave, që parasheh plani i Ahtisaarit, i ka shprehur Sllovakia dhe Rumania, tha Polenz.

Kryetari i komisionit për çështje të jashtme në parlamentin sllovak, Boris Zala, është shprehur për programin shqip të Deutsche Welles, se plani i Ahtisaarit paraqet rrezik për vendin e tij, ku jeton një numër i madh hungarezësh: "Plani i Ahtisaarit, ka disa përparësi dhe disa probleme, por për këtë moment, unë nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër. Për Bashkimin Evropian, dhe parë nga këndveshtrimi i vendit tim, është një situatë shumë e rrezikshme. BE ja duhet të pranojë një qendrim, ku thuhet që është një rast unik dhe i paadaptueshëm në rajone të tjera, kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne." Zala ishte takuar të hënën veçmas me Ahtisaarin dhe e kishte informuar atë për qendrimin e mundshëm të Sllovaiksë ndaj Kosovës.

Me kërkesë të Ahtisaarit, mes tij dhe Zalës, pati të hënën një takim, për qendrimin e mundshëm të Sllovakisë ndaj BE/së.


Anila Shuka

DW në shqip
http://www2.dw-world.de/albanian

Wednesday, February 21, 2007

SHORT: PLANI I AHTISARIT PAVARËSI FAKTIKE

Intervistë me Kler Short, ish-sekretaren britanike për zhvillim ndërkombëtar

KOSOVA DUHET TË JETË E PAVARUR

Plani i Ahtisarit i mundëson Kosovës pavarësinë faktike. Kosova duhet të jetë në gjendje të ndërtojë veten ndërsa këtë mund të bëjë vetëm nëse ka sovranitet-thotë ish-sekretarja britanike për zhvillim ndërkombëtar, Kler Short (Clair Short). Zonja Short këtë post qeveritar mbante gjatë konfliktit të Kosovës, dhe ishte ndër mbështetësit e fuqishëm të ndërhyrjes së Natos në Kosovë. Në fillim, Short, bën një vlerësim të planit të Ahtisarit

Ahtisari duhet të gjejë mënyrë të dalë nga situata aktuale dhe ajo që po propozon ai është pavarësi faktike me mbrojtjen e pakicës serbe. Mendoj se Kosova pastaj do të shpall pavarësinë dhe se shumica e bashkësisë ndërkombëtare do ta njeh këtë pavarësi.Shpresoj se kjo gjë do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe se Serbia do të kuptojë trashëgiminë tragjike që krijoi Milosheviqit dhe të ndërtohet si një shtet modern e i hapur.
Ish-sekretarja britanike për zhvillim ndërkombëtar shton se Kosova sipas saj duhet të jetë e pavarur, por se arritja e nuancar e kësaj zgjidhje është e nevojshme për të evituar veton e mundshhme të Rusisë. Sitata kur Ahtisari do kishte propozuar pavarësinë e plotë të menjëhershme, ndërsa Këshilli i Siguirimit të ushtronte veto, nuk do ti ndihmonte Kosovës. Prandaj sipas saj Ahtisari përgaditi një plan inteligjent sipas të cilit Kosova në efekt do jetë e pavarur. Short është optimiste se kjo zgjidhje është e aftërt. Vetë njohja e pavarësisë ndoshta do të kërkojë pakëz kohë, por sipas saj, kjo është urë që duhet kaluar për të arritur deri te qëllimi.

Mështetëse e intervenimit të Natos, Short ishte pjesemarrese aktive ne qeverinë e atëhershme të kryeministrit Blair. E pyetur nëse atë kohë, ajo ka pritur se sot do të flasim rreth zgjidhjes së Kosovës, Short thotë bashkësisa ndërkombëtare është dashur të përcjell më me vëmendje ngjarjet në Kosove. Dështimi për tu marr më herët me çështje e statusit e la Kosoven në një situate pritjeje pa mundësi të ndërtojë veten.

Ne fillim pati ndihmë të madhe humanitare, Bashkimi Evropian ofroi një shumë të madhe parash. Por në aspektin afatgjatë, Kosova, duhet të jetë në gjendje të ndërtojë veten, të jetë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, të huazojë nga banka botërore, banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim e kështu me radhë. Për të qenë në gjendje të bëjë këtë, Kosova duhet të ketë sovranitet.

Sa i përket vetë intervenimit ushatarak të Natos, Short shton se bashkësia ndërkombëtare është dashur të ndërhynte shumë më herët, gjatë luftës në Bosnjë për të ndaluar spastrimin etnik të Millosheviqit. Do të ishte marrëzi e madhe për Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare sikur të kishte lejuar të vazhdojë tërë ajo vuajtje dhe spastrimi etnik në rajon, thotë Kler Short.


Kim Bytyci
http://www2.dw-world.de/albanian/

TONI BLER: INTERVENIMI NË KOSOVË ISHTE I SUKSESSHËM

Intervenimi në Kosovë ishte i drejte, i domossdoshëm dhe i suksesshëm

Për here të parë pas rreth një qind vitesh kemi perspektive për paqë në Ballkan.


Intervenimi në Kosovë ishte i drejtë, i duhur dhe plotësisht i suksesshëm, tha kryeministrit britanik Toni Bler. Duke iu përgjijur pyetjes së një deputetë konzervator në Parlament, se intervenimi në Kosovë nuk mund të quhet suskes gjithnjë derisa të mos ketë kthim të sigurtë për të gjithë, kryeministri britanik Toni Bler (Tony Blair) theksoi rëndësinë e sigurisë për të të gjithë, por se intervenimi në Kosovë ështe asgjë më pak se sukses.

Për herë të parë pas rreth një qind vitesh, tani kemi një perspektivë për paqe në Balkan. Dhe natyrisht me perspektivë të anërsimit të ardhshëm në Bashkimin Evropian si një bonus i madh për rajonin derisa ata shënojnë progress në këtë rrugë. Natyrsiht, pajtohem plotësisht se në Kosovë, si dhe në pjesë të tjera të Ballkanit mbetet mjaft për tu bërë. Por, shtoi kryeministri britanik Toni Bler, më duhet të them se unë besoj se intevenimi në Kosovë ishte i domosdoshëm, i drejtë dhe i suksesshëm dhe se i ofroi Ballkanit një përspektivë për një arrdhme me dinjitet.

Friday, February 02, 2007

AHTISARI PARAQET PROPOZIMIN BEOGRADIT

Qëllimi i marrëveshjes është vendosja e themeleve për një Kosovë të arrdhshme të sigurtë dhe të qëndrueshme, ku të gjitha komunitetet: shqiptarët, serbët dhe të gjitha komunitetet e tjera do të jetojnë një jetë me dinjitet, siguri dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Një Kosovë të arrdhshme e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Këtë e tha sot i dërguari special ndërkombëetar, Marti Ahtisari duke paraqiti propozimin e vet për Kosovën. Ahtisari foli para gazetarëve pas takimit me presidentin Tadiq.

Zoti Ahtisari nuk hyri në detaje të propozimit të vet duke u përqëndruar në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë. Marrvëshja, tha ai vë bazat e provizoneve specifike për mbrojtjen e jo-shqiptarëve në Kosovë përfshirë reprezentimin e garantuar në Kuvendin e Kosovës, në qeveri dhe sistemin juridik, formimin e një numri të komunave të reja me shumicë serbe me kompetenca shtuese veçmas në fushat e edukimit dhe të shëndetsisë. Poashtu parashihen rreth 40 pika fetare dhe kulturore që do të kenë zona të mbrojtura për të siguruar se kisha ortodokse serbe mbetet bashkësi e gjallë.

Duke nënvizuar rëndësinë ekonomike, Ahtisari tha se marrëveshja parasheh provizionet të cilat do të promovojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës përfshirë mundësitë që Kosova të aplikojë për anëtarësim para institucioneve financiare ndërkombëtare. Marrëveshja poashtu parasheh vendosjen e misionit civil ndërkombëtar i cili do të mbikqyr implementimin e marrëveshjes, derisa KFOR-i do të vazhdojë sigurojë mjedis të sigurtë duke ndihmuar institucionet e Kosovës gjithnjë derisa një gjë e këtillë të jetë e nëvojshme.

Z. Ahtisari përkujtoi se propozimi i tij është rezultat i negoaciatave intensive njëvjeçare përfshirë mëse 15 raunde të negociatave të drejtpërdrejta mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe 26 vizita të ekspertëve ndërkombëtar në Prishtinë dhe Beograd. Konsultime u bënë edhe me partnerët kyç veçmas në grupin e kontaktit, anëtarët e Natos dhe BE-së
Kështu ai tha se propozimi tij është propozim kompromisi dhe se gjatë javëve të arrdhshme palët ftohen për konsultime të arrdhshme. Ndërmjetsuesi special shtoi se është i gatshëm të konsiderojë amendamentet konstruktive dhe integrojë zgjidhjet kompromisi që palët mund të arrijnë. Kjo është fazë e rëndësishme tha ai dhe shtoi se palëve u jepet mundësi të paraqesin komentet e veta. Më pas, zoti Ahtisari do të finalizojë propozimin e vet për t’ia paraqityr Këshillit të Sigurmit. Në këtë fazë ai do të elaborojë rreth çështjes së statusit final.

Duke iu përgjigjur pytjeve të gazetarëve, ndërmjetsuesi special refuzoi të prononcohet rreth vet statusit duke përsëritur se këtë do të paraqet në propozimin e tij final. Por ai përkujtoi se çdo konflikt ka historinë e vet dhe se kështu duhet vështrohet në një kontekst të këtillë individual. Sovraniteti është një ndër parimet e rëndësishme. Në botën ku jetojmë sot, liderët politik kan përgjegjësi të mbrojnë qytetarët e vet, ndërsa nëse ata dështgojnë në këtë obligim, bashkësia ndërkombëtare duhet të merr këtë përgjeghjësi të mbrotjes. Ai shtoi se sipas tij Kosova është rast i posaçëm dhe se si edhe në rastet tjetra që kanë kaluar nëpër krizë, duhet vështruar historinë dhe atë çka ka ndodhur në të kaluarën. Ish-presidenti finlandez nuk dëshiroi të spekulojë mbi vonesën e mundhsme të formimit të qeverisë serbe, Ahtisari përkujtoi se më 10 nëntor ai deklaroi se ai do të paraqet propozimin e vet pa ndonjë vonesë të domosdoshme pas zgjedhjeve në Serbi dhe se në këtë drejtim nuk ka befasi. Ai tha se parashikon që konsultimet rreth propozimit të tij të bëhen gjatë shkurtit. Thirrjet do ti dorëzohen Prishtinës dhe Beogradit dhe pritet që processi konsultimeve të fillojë nga 13 shkurti. Ai shtoi se në në bazë të rezultateve të zgjedhjeve siç duket, tani apo më vonë, personat e njëjtë do të gjenden në anën tjetër të tryezës së bisedimeve. Sa i përkët mundësisë së hyrjes së radikalëve në qeverinë serbe dhe implikimeve që një gjë e këtillë do të paraqiste, Ahtisari tha se ai nuk është për të të zgjedh bashkëbiseduesit e vet. Ahtisari shtoi se plani i tij ishte që të ketë një muaj konsultimesh para se të finalizojë propozimin por se tani mbetet të shihet nëse palët dëshirojnë konsultime apo jo. Kjo gjë do të përcaktojë orarin. Nëse nuk ka process konsultues Ahtisari tha se ai do do të konsultojë partnerët e ndryshëm dhe Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara para se të finalizojë propozimin e vet.

K.B.

deutsche welle në shqip