Wednesday, November 30, 2011

Grevë e re e sektorit publik britanik

Sektori publik ka filluar sot një grevë të përgjithshme për shkak tue propozimeve mbi pensionet e tyre.

Liderët e sindikatave thonë se greva është më madhja për një gjeneratë.

Shkollat, spitalet, gjykatat dhe shërbimet komunale anëkënd Britanisë së Madhe gjenden në mesin e shërbimeve që janë të goditura nga greva.

Sindikatat kundërshtojnë planet qeveritae për rritjen e moshës së pensionimit dhe kontributeve më të larta nga punonjësit në fondin e pensionit.

Qeveria thotë se greva nuk do të arrijë asgjue dhe ftoi për vazhdim të bisedimeve.

Wednesday, November 16, 2011

Kampionati europian - lista finale e kualifikuesve

Kualifikuesit e fundit:

Kroacia

Republika e Çekisë

Irlanda

Portugalia

Lista finale:

Polonia (nikoqir)

Ukraina (nikoqir)

Anglia

Franca

Germania

Italia

Holanda

Spanja

Greqia

Rusia

Danimarka

Suedia

Kroacia

Republika e çekisë

Irlanda

Portugalia

Kampionati europian - lista finale e kualifikuesve

Polonia (nikoqir)

Ukraina (nikoqir)

Anglia

Franca

Germania

Italia

Holanda

Spanja

Greqia

Rusia

Danimarka

Suedia

Kroacia

Republika e çekisë

Irlanda

Portugalia

Monday, November 14, 2011

Fillon hetimi i përgjimit të telefonave

Sot fillon hetimi i përgjimit të telefonave i paralajmëruar pas skandalit të përgjimit nga gazeta tani e myllur News of the World (NoW).

Hetimi kryesohet nga gjykatësi Lord Leveson dhe do të ekzaminojë prakiktat e shtypit. Evidencë do të dëgjohet edhe nga viktamat e skandalit.

Hetimi mund të ketë përmasa të rëndësihme lidhur me të arrdhmen e shtypit. Ndër të tjera do të analizohet nëse mënyra e tashme e vet-rregullimit nga shtypi është e mjaftueshme.

Në fazën e parë të hetimit, do të ekzaminohet kultura, praktika dhe etika e shtypit.

Faza e dytë, do të merret me përmasat e sjelljes së paligjshme të gazetave si dhe me hetimin origjinal nga ana e policisë të kësaj çështje.

Kjo fazë e dytë do të pret deri te kompletimi i hetimit nga e policisë të përgjimit nga NoW dhe ndjekjeve të mundshme penale që mund të rezultojnë.

Sunday, November 13, 2011

Tony Blair: kolapsi i euros katastrofë

Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se kolapsi i euros do të ishte katastrofë. Blair tha se shpreson euro nuk do të pasojë kolapsë dhe se Evropa duhet të konsolidojë forcat për ta mbështetur valutën e vet. Liderët evropian ballafaqohen me vendime të vështira dhe të dhëmbshme.

Në një intervistë dhënë BBC-së, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se nevojitet "një kornizë afatgjatë e kredibilitetit". Kjo kornizë përfshin ko-ordinim fiskal.

Blair theksoi vështërsërsitë me të cilat ballafaqohen liderët evropian. Institucionet evropiane, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, duhet të mbështesin euron.

Nevojiten reforma të mëdha të modelit social europian dhe buxhetit europian, si dhe "një ko-ordinim më i fuqishëm fiskal", tha ish-kryeministri britaik Tony Blair.

Saturday, November 12, 2011

Berlusconi jep dorëheqje

Silvio Berlusconi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Dorëheqja e etij ishte e pritur pas humbjes së shumicues në parlament.

Berlusconi njoftoi njoftoi se do të largohet pas miratimit të masave të kursimit que kuerkohen nga Bashkimi Evropian dhe të cilat pritet të sigurojnë konfidencën e tregjeve lidhur me gjendejn e ekonomisë italiane.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano pritet të emrojë ish-komisionerin evropian, Mario Monti për kryeministër.

Muesohet se qeveria në largim do të mbetet në pushtet gjatë periudhës kalimtare.

Thursday, November 10, 2011

Incident në Kosovë: Një i vrarë, dy të plagosur

Një pjestar i komunitetit serb u vra dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmë vonë pas një shkembimi zjarri ndërmjet disa banorëve serbë dhe shqiptarë.

Ngjarja ndodhi në lagjën Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, konfirmon zëdhënësi i policisë së Kosovës në Mitrovicë Besim Hoti. Tani për tani, policia akoma nuk i di motivet e këtij incidenti. Edhe forcat paqeruajtëse thanë, se nuk kanë shumë njohuri për incidentin. Hetimet për shkaqet e incidentit janë duke vazhduar. Mediat serbe njoftojnë se njëri nga dy serbët e plagosur që po kurohet në Spitalin e Mitrovicës është pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e institucioneve më të larta të Kosovës. Presidentja Atifete Jahjaga, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të "tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin. Presidentja Jahjaga po ashtu u bëri thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te incidenti dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe të nxirren para drejtësisë.

Edhe qeveria e Kosovës e dënoi ashpër incidentin që ndodhi në veri të Mitrovicës. "Qeveria fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që ata që kanë kryer këtë akt të rëndë, të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar", thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës.

Incidenti i mbrëmshëm në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës ndodhi në një kohë, kur në tërë rajonin e veriut të Kosovës vazhdimisht po mbretëron një situatë e tensionuar për shkak të barrikadimit të rrugëve nga serbët tash e dy muaj. Forca të policisë së Kosovës, ato të misionit EULEX dhe trupat e KFOR-it, e shtuan gjatë natës edhe më shumë praninë e tyre në veri të Mitrovicës. Të merkurën në mëngjes forcat paqeruajtëse e tyre përdorën gaz lotsjellës kundër një mase serbësh të cilët tentonin ta pengonin KFOR-in për të mbyllur një rrugë ilegale që serbët e Kosovës e përdornin për kalim në Serbi dhe anasjelltas.

Incident në Kosovë: Një i vrarë, dy të plagosur

Një pjestar i komunitetit serb u vra dhe dy të tjerë u plagosën mbrëmë vonë pas një shkembimi zjarri ndërmjet disa banorëve serbë dhe shqiptarë. Ngjarja ndodhi në lagjën Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, konfirmon zëdhënësi i policisë së Kosovës në Mitrovicë Besim Hoti. Tani për tani, policia akoma nuk i di motivet e këtij incidenti. Edhe forcat paqeruajtëse thanë, se nuk kanë shumë njohuri për incidentin. Hetimet për shkaqet e incidentit janë duke vazhduar. Mediat serbe njoftojnë se njëri nga dy serbët e plagosur që po kurohet në Spitalin e Mitrovicës është pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës.