Saturday, July 30, 2011

Breivik's Balkan obsession

UNPLEASANT little surprise. Anders Behring Breivik, the man who has confessed to the Friday attacks in Norway that killed at least 96 people, makes a glancing reference to me in the “manifesto” he apparently put on the internet hours before he began his killing. Discussing a key event in the history of Serbia and Kosovo, in 1690, Mr Breivik refers to me (mistakenly) as a historian, and says that I "refuted" a specific claim made by Noel Malcolm in one of my book reviews. In fact I questioned the claim; "refute" is too categorical.

A look through Mr Breivik's 1,500-page 2083: A European Declaration of Independence, which he published under the pseudonym "Andrew Berwick", shows that he had a strange obsession with the Balkans. A word search for “Kosovo” comes up with 143 matches, “Serb” yields 341 matches, “Bosnia” 343 and “Albania” 208. ("Srebrenica"—the site of a Bosnian Serb massacre of some 8,000 Bosniaks in 1995—does not appear in the document.)

The document is best described as a kind of "Mein Kampf" for our times, in which Jews are replaced by Muslims as the enemy which must be fought and expunged from Europe. Drawing on the crudest of warmongering Serbian propaganda from the 1990s, the document describes Muslim Albanians and Bosniaks (Bosnian Muslims) as an evil jihad-waging enemy. Needless to say, its history is convoluted and misinformed.

In one section Mr Breivik says he would like to meet Radovan Karadžić, the wartime leader of the Bosnian Serbs who is currently on trial at the UN’s war crimes tribunal in The Hague. “But isn’t Radovan Karadžić a mass murderer and a racist?!” he asks. “As far as my studies show he is neither.”

The document goes on to claim that for decades Muslims in “Bosnian Serbia” and Albanians waged deliberate demographic warfare, or “indirect genocide”, against the Serbs. This echoes an infamous draft memorandum by the Serbian Academy of Sciences and Arts, which was leaked in 1986 and widely regarded as a key influence on Serbian nationalists at the time.

The section goes on to display the extent of Mr Breivik's delusions. Mr Karadžić, he says, “offered the Muslims in Bosnian Serbia the chance to convert or leave the country”. He continues:

...he even went as far as offering the Muslims certain enclaves. When they refused he wanted to deport them by force. When this was made impossible by NATO he gave the order to fight the people who refused which was his sovereign right and responsibility as one of the primary leaders of Serb forces. This was never about ethnicity but about ridding the country of the genocidal hate ideology known as Islam. I do condemn any atrocities committed against Croats and vice versa but for his efforts to rid Serbia of Islam he will always be considered and remembered as an honourable Crusader and a European war hero. As for the NATO war criminals, the Western European category A traitors who gave the green light, they are nothing less than war criminals.

Mr Breivik also has harsh words for Albanians. Their families, he says, "procreate at large scales [sic] trying to conquer territories demographically and later through bloodshed.” Although Albanians are among the most secular Muslims in the world, and fanatically pro-American at that, Mr Breivik chooses to highlight alleged links to al-Qaeda.

In the coming "war" that Mr Breivik foresees, he discusses the deportation of Muslims from Europe and appears to endorse the physical annihilation of any Albanians and Bosniaks that resist. As they have lived here for “several centuries”, he says, “they will not accept being deported from Europe and will fight for their survival. A more long term and brutal military strategy must therefore be applied.”

As Europe is cleansed of Muslims, Albania is designated by Mr Breivik as the official “transit zone for the Balkans”. After that, the local map is to be completely redrawn. Once all Muslims have been deported from Europe, Kosovo will be “reunified with Serbia once again.”

Bosnia, too, is to disappear from the map, in a manner that recalls the failed attempts of the 1990s to divide it between Serbia and Croatia. Mr Breivik refers to the country as “the Serbian/Croatian territory currently known as Bosnia Herzegovina.” It will be divided into a “Serbian (60-70%) and Croatian (30-40%) part… after historical ethnic lines. All Muslim individuals (Bosniaks and Albanians) will be deported to the nearest transit area (Albania) awaiting deportation from Europe.”

His geography gets a little wonky when it comes to the country he refers to as “the Greek/Croatian/Serbian territory currently known as Albania”: Albania shares no border with Croatia. He suggests dividing the country such that Greece and Montenegro get 20% each, with the rest left for Christian Albanians. “All Muslim Albanians will be deported to central Anatolia.” The resulting "rather large" unpopulated areas in Albania could be offered as a “permanent home (territory) to several Christian minorities” coming from the Middle East.

Seeing himself as a modern-day crusader, Mr Breivik presumably hoped that by murdering so many fellow Norwegians he would provoke a new world war in which the Balkans would be one of the central fronts. His document contains details of various medals to be awarded. The "Liberation of the Balkans Service" medal is to be given “for assisting to drive out Islam from occupied territory belonging to Serbia and Croatia (Kosovo and Bosnia-Herzegovina).” There are similar prizes for Macedonia and Albania.

Interestingly, Mr Breivik claims that it was Norway's “involvement in the attacks on Serbia” (the NATO bombing of the country during the Kosovo war) that led him to want to “move on with the assault”. He writes:

It was completely unacceptable how the US and Western European regimes bombed our Serbian brothers. All they wanted was to drive Islam out by deporting the Albanian Muslims back to Albania. When the Albanians refused, they really didn’t have any choice but to use military force. By disallowing the Serbians the right for self-determination over their sovereign territory they indirectly dug a grave for Europe. A future where several Mini-Pakistan’s would eventually will be created in every Western European capital. This is unacceptable, completely unacceptable.

Finally, Mr Breivik discusses the creation of a so-called military order, to which he says he belongs. The initial contact was through Serbian "cultural conservatives"—presumably extreme nationalists—on the internet. He met others from all over Europe, but notes:

I had the privilege of meeting one of the greatest living war heroes of Europe at the time, a Serbian crusader and war hero who had killed many Muslims in battle. Due to EU persecution for alleged crimes against Muslims he was living at one point in Liberia. I visited him in Monrovia once, just before the founding session in London, 2002.


Tim Judah, Economist



http://www.economist.com/blogs/easternapproaches/2011/07/norway-killings

MARTESË MBRETRORE NË SKOCI

Zara Philips, mesa e Mbretreshës, martohet sot me sportistin Mike Tindall.

Ceremonia e martesës mbahet në Edinbur. Mbretresha Elizabeth dhe Princ Philip marrin pjesë në ceremoni.

Kjo është martesa e parë mbretrore që mbahet në Skoci pas 20 vitesh.

Të pranishëm në ceremoni janë edhe cifti i ri bashkëshortor, Princ William dhe Kate.

Ceremonia e martesës është private. Dyert e kishës ku zhvillohet ceremonia janë të mbyllura për publikun dhe shtypin.

Friday, July 29, 2011

NORVEGJIA E TRONDITUR POR E VENDOSUR

Në Norvegji sot u varrosen viktimat e para të sulmit terrorist të 22 korrikut. Policia thotë se 77 veta, kryesisht të rinjë u vranë nga Anders Behring Breivik në Oslo dhe në ishullin afër Oslos, Utoeya.

Në Oslo, liderët e vendit iu bashkuan anëtarëve të familjes në shërbimin memorial puer viktimat.

Ndërkohë policia po merr në pyetje sërish vrarësin Anders Breivik.

Sulmi i 22 korrikut ka tronditur thellë Norvegjinë.

Trygve Sorvaag, gazetar dhe autor norvegjez, thotë se sulmi ka ndarë Norvegjinë në dy: Në atë para 22 korrikut dhe Norvegjinë pas 22 korrikut. Populli norvegjez ndërkaq ka reaguar i vendosur kundër akteve të këtilla terroriste dhe ndikimin e mundshëm në jetën e tyre. “Reagim i njerëzve është se nuk do të lejojmë një vrasës të arrijë këtë”, thotë Sorvaag për Euro-korrespondentin.

Anëkënd vendit njerëzit po deklarohen për një angazhim edhe më të madh për të ruajtur vlerat demokratike dhe shoqërinë e hapur. Në facebook është formuar një grupë për të bërë fushatë për një pjesëmarrje më të madhe në zgjedhjet e arrdhshme. Anëtarësimi në partite politike ka shënuar shtim ditëve të fundit, thotë Sorvaag.

Lëvizjet djathtiste nuk kan operuar më parë. Vrasja e një emigranti afrikan në vitin 2000 shkaktoi reagim të ashpër dhe u gjykua ashpër nga opinioni publik. Norvegjia është shoqëri e hapur dhe dëshiron të mbetet e tillë.

Viteve të fundit ka pasur shtim në nurmin e emigrantëve. Në disa qarqe brenda publikut është shprehurt pakënaqësi për shkak të, sipas tyre, mungesës së integrimit të disa emigrantëve.

Sorvaag thotë se të gjitha partite në Norvegji kan qëndrime të ngjashme ndaj emigrantëve. Bervik zgjodhi ishullin për të goditur partinë laburiste në pushtet. (Ishulli iu dha Partisë laburiste në vitin 1950). Bervik akuzon qeverinë se po dëmton shtetin me politikën e vet ndaj emigrantëve. Por politika ndaj emigrantëve e kësaj partie nuk dallon dukshëm nga partite tjera, thotë Sorvaag. Vetëm një parti zyrtare politike është kundër emigrantëve, dhe ajo kurr nuk ka qenë në pushtet.

DETEKTIVI I NoW ISHTE UDHËZUAR TË PËRGJOJË

Glenn Mulcaire, detektivi privat në qendër të skandalit të puergjimit, ka thënse se ai ishte udhëzuar për të përgjuar.

Mulcaire u dënua me burg në vitin 2007 pasi kishte pranuar përgjimin derisa punonte për gazetën News of the World.

Në deklaratën e lëshuar nga ekipi i tij juridik, thuhet se idea se ai bëri këtë gjë në mënyrë unilaterale, është e "pavërtetë".

Sipas tyre, ai dikur besonte se udhëzimet bëheshin nga ata që dëshironin të ndihmojnë në zgjidhjen e krimeve.

Në deklaratë thuhet se Mulcaire përsërit keqarrdhjen e vet ndaj personave që janë lënduar dhe prekur nga aksionet e tij.

Mulcaire ishte i punësuar nga NoW efektivisht prej vitit 2002 si detektiv privat. Si punonjës ai veproi sipas udhëmeve të të tjerëve, thuhet ndër tjerash në deklaratë

MËRDOKËT S'DININ ASGJË

Skandali i përgjimit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Sot u mësua se kryetarja e Komisionit për ankesa shtypi.do të jap dorëheqje pas kriticizmit lidhur me skandalin e përgjimit. Baronesha Peta Buscombe ka qenë në krye të Komisionit mbikqyrës të shtypt prej prillit 2009. Dorëheqja e saj pritet cdo moment.

Dje u mësua se një viktimat e përgjimit ishte edhe nëna e një vogëlushe të vrarë nga një pediofil në vitin 2000. Sarah Payne, bëri fushatë me NoW për mbrojtjen e fëmijëve nga pediofilët të njohur si “Ligjin e Sarës”. Sarah Payne kishte bërë fushatë për kuetë ligj me atë kohë kryeredaktoren e NoW, Rebekah Brooks.

Para rreth dhjetë ditësh, Rebekah Brooks së bashku me mogulin medial Rupert Murdoch dhe birin e tij, krye-ekzekutivin e News Corporation për Evropë, James Murdoch u gjetën para grupit parlamentar për kulturë media dhe sport për tu përgjgjur lidhur me aferën e përgjimeve.

Pritjet nga ky dëgjim ishin të mëdha. Më në fund, nuk është gjë e përditshme që moguli medial i cili si miq të vet mund ti numëronte jo më pak se katër kryeministra britanik, të gjendet para deputetëve të thjeshtë , dhe këtë jo për të shtruar pyetje por për ofruar përgjigje.

Vetëm disa javë më pare, do të ishte vështirë të paramendohej një zhvillim i këtillë. E tërë afera e përgjimeve ishte zhvillim i ngadalshëm dhe i papritur. Jo sepse “përgjimet” ishin të panjohura për publikun. Në vitin 2007, një gazetar dhe një detektiv privat që punonin për NoW, u dënuan me burg (gazetari katër muaj, ndërsa detektivi gjashtë muaj), pas zbulimit se kishin përgjuar anëtarët e oborrit mbetëror.

NoW ishte e vendosur se praktika përgjuese kufizohej me kaq. Termi “rogue reporter” u bë sinonim me aferën e përgjimeve. Kryeredaktori i atëhershëm i NoW, Andy Coulson dha dorëheqje krahas sigurimeve se ai nuk kishte ditur asgja lidhur me këto përgjime. Disa muaj më vonë, Coulson u gjet në krye të ekipit për komunkim të atëkohë liderit të opozitës, David Cameron.

Pas zgjedhjeve parlamentare më 2010, Andy Coulson u bë drejtor për komunkim i kryeministrit të ri, David Cameron. Vërtetë, afera e përgjimeve dukej të kishte kaluar nëpër oborrin e opinionit publik, pa lënë gjurmë të thella. Më në fund, nëse kryeministri vendit u beson sigurimeve të ish-kryeredaktorit të NoW, pse të tjerët të dyshojnë. Të paktën kështu duket të kenë menduar disa brenda Policisë Metropolitan kur kishin vendosur të angazhojnë –ish-zëvendësin e ish-kryeredaktorit të NoW si këshillues të Komisionerit të Policisë.

Neil Wallis, i cili kishte lënë NoW, dhe kishte filluar firmë konslutuese, u gjet kështu këshillues për media pranë policisë. NoW tani mund të mburrej se “idetë” e tyre gjejnë vend në qarqet qeveritare dhe policore. “Not bad” sic thonë anglezët, për një gazette tabloide, të asociaur gjerësisht me klasën punëtore si lexuesit kryesor të saj.

Dyshimet se përgjimet ishin më të gjera se besohej dhe se mijëra veta ishin përgjuar, bënë që në vitin 2009 policia të rishikojë evidencën dhe vendos nëse duhet ri-hapur hetimin policor. Ndihmës komisioneri i policies, Joh Yates, i cili ishte ngarkuar me marrjen e këtij vendimi, pas vetëm disa orësh konkludoi se nuk kishte evidence të re dhe vendosi të mos ri-hap hetimin.

Dhe afera ndoshta do të shuhej fare sikur individ pas individ të mos ankoheshin se si telephoni personal u i ishte përgjuar nga NoW. Këta individ përfshinin jo vetëm persona nga jeta e filmit, sportit apo muzikës me detaje nga jeta private e të cilëve NoW “argëntonte” lexuesit e vet, por edhe politikan të njohur si p.sh. ish-zëvendës lideri i Partisë Laburiste, John Preston.

Detajet e këtilla, së bashku me proceset e filluara gjyqësore dhe raportimi i vazhdueshëm sidmos nga e përditshmja The Guardian, bënë që cështja e përgjimit të mos zhduket nga oborri publik. Presioni ndaj drejtorit për kounikim të kryeministrit, Andy Coulson, shtohej dhe Coulson, më 27 janar të këtij viti dha dorëheqje nga ky post duke përsëritur pafajësinë e tij të plotë.

Ndërkohë NoW paguante qindra mijëra funta individëve jasht gjyqit. Ndër to ishin pagesat e bëra më 2008, dhe 2009, të autorizuara nga James Murdoch. 700 mijë funtash iu paguan drejtorit ekzekutiv të Asociacionit Profesional të Futbollit, Gordon Taylor. Një million funta iu paguan publicist Max Clifford. Pagesat e bëra jasht gjyqit siguronin njëkohsisht se informatat e tjera rreth kësaj cështje mbeteshin secrete.

Detajet e reja mbi përgjimet tjera ndërkaq dilnin një nga një. Rasti që tronditi fuqimisht opinion publik ishte zbulimi se celulari i një vajze 12 vjecare të zhdukur ishte përgjuar. Porositë që familja i linin fshiheshin për të krijuar vend për porosi të reja. Fakti se porositë zhdukeshin nga celurari bënte që familja të shpresojë se vajza ishte e gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur. Të njohura u bënë dyshimet mbi përgjimin e viktimave tjera të krimit përfshira viktimat e sulmit terrorist të 7 korrikut dhe familjet e ushtarëve të vrarë.

Afera apo skandali i përgjimit sic u bë e njour kjo cështje, tejkaloi tani rrethin e ngushtë të një “rogue reporter”. Policia bëri të ditur se rreth 4000 veta ishin përgjuar.

Ajo që pasoi, tani është mëse e njohur”. Mbyllja e gazetës me tirazh më të madh, NoW, arrestimi i ish-kryeredaktorit të saj Andy Coulson dhe ish-zëvendës kryeredaktorit, Neil Wallis; dorëheqja e drejtoreshës ekzekutive të News International dhe arrestimi i saj, dorëheqjet në krye të policisë: komisioneri i Policisë Metropolitan Sir Paul Stephenson dhe ndihmëss-komisioneri i kësaj policie, John Yates.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm ishte braktisja e orvatjeve nga News International për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së, ku tani ky kontroll kufizohet në 39%.

Gjatë dëgjimit para parlamentarëve, Rupert dhe James Murdoch u shprehën se si nuk kishin ditur lidhur me një numër pyetjesh që u shtroheshin nga parlamentarët. James Murdoch fjala vjen tha se si e kishte shokuar dhe befasuar kur kishte mësuar se NoW akoma paguante shpenzimet legale të detektivit privat (i cili ishte burgosur më heret lidhur me përgjimet), derisa vet moguli medial, Rupert Murdoch u shpreh se si nuk ishte i vetëdijshëm lidhur me pagesat jasht-gjyqësore viktimave të përgjimit.

Gjatë dëgjimit poashtu u mohua sugjerimi se si mbyllja e NoW ishte planifikuar më pare dhe se një titull i ri ishte siguruar për të zëvendësuar edicionin e së dielës. Diskutimet e nryshme lidhur me të arrdhmen, sipas tyre, nuk nënkuptojnë lidhjen e drejtëpërdrejtë me vendimin për të mbyllur NoW.

Rupert dhe James Murdoch shprehën keqarrdhje për atë cka ndodhi dhe u shprehën se si dëshirojnë të sigurojnë një praktikë më të mire në të arrdhmen.

Ndërkohë skandali i përgjimeve është temë e dy hetimeve të parlajmëruara. Mbetet të shihet se cka do të zbulohet gjatë tyre. E sigurtë është ndërkaq se cështja e përgjimeve do të mbetet temë preokupuese për një kohë të gjatë.

Tuesday, July 26, 2011

VARROSET AMY WINEHOUSE

Amy Winehouse u varros sot (e martë 26 korrik) në Londër. Babai i saj u tha të pranishmëve se ditët e saja të fundit ishin më të lumturat për disa vjet.

Mitch Winehouse tha se këngëtarja 27 vjecare e kishte "mundur" drogën dhe se bënte orvatje të mëdha të tejkalojë problemin e alkoholit.

Fituesja e shpërblimit Grammy, u gjet e vdekur të shtunën në shtëpinë e saj në veri të Londrës. Shkaku i vdekjes akoma nuk është konfirmuar. Procesi formal i hetimit të vdekjes u hap të hënën dhe u shty për 26 tetor.

Saturday, July 23, 2011

AMY WINEHOUSE VDES

Sulmi tragjik në Oslo

Wednesday, July 20, 2011

KAMERON SHPREH KEQARRDHJE PËR PUNËSIMIN E ANDI KULSON

Parlamenti britanik po diskuton sot skandalin e përgjimeve. Kryeministri David Kameron (David Cameron), bëri një deklaratë para parlamentarëve.

Kameron njoftoi përbërjen e panelit që do të udhëheq hetimin që përfshinë dy gazetarë.

Ai shprehi keqardhje për punësimin e ish-kryeredaktorit të gazetës News of the World (NoW), Andi Kulson (Andy Coulson) si drejtor për komunikim. Kameron tha se shikuar nga këndivështrimi i tashëm, ai nuk do të kishte marr vendimi e njëjtë.

Ai tha se nëse del se Kulson pati gënjyer, ky do të ishte moment të kërkojë falje. .

Lideri i opozitës laburiste, Ed Miliband kritikoi kryeministrin për mungesën e orvatjeve për të siguruar se Kulson nuk është i përfshirë në aferën e përgjimeve. Miliband tha se kryeministri pati së paku pes raste për të mësuar më shumë lidhur me Andi Kulson, përfshirë këtu ofertën nga ndihmës-komisioneri i policisë për të diskutuar zhvillimet lidhur me përgjimet që ishte bërë kabintetit të tij.

Kryeministri mbrojti vendimin e shefit të personelit për mos diskutimin e kësaj cështje për të evituar përzierjen në hetimet e policisië.

Para fillimit të diskutimit, kryetari i Parlamentit njoftoi hetimin lidhur me incidentin e djeshëm gjatë dëgjimit me Rupert Mërdok dhe Xhejms Mërdok (Rupert Murdoch dhe James Murdoch) para grupit parlamentar. Rupert Mërdok u godit me kremë nga një pjesëtar i publikut.

Tuesday, July 19, 2011

INCIDENT GJATË DËGJIMIT PARLAMENTAR ME MËRDOKËT

Dëgjimi para grupit parlamentar me magnatitn medial Rupert Mërdok dhe birin e tij James Mërdok, u ndërpre momentalisht, për shkak të incidentit kundër Rupert Mërdok. Sic duket një person u orvat të godet magnatin medial me pite me krem. Bashkëshortja e Rupert Mërdokut,

Rupert dhe James Muerdok, mohojnë fajin për përgjimet. Kryesuesit e një ndër kompanive më me influencë në botën e mediave, thonë se nuk kishin dijeni lidhur me një numër pyetjesh që po u shtrohen nga parlamentarët. Ata shprehën keqarrdhje për atë cka ndodhi dhe thonë se dëshirojnë të sigurojnë një praktikë të mirë në të arrdhmen.

Monday, July 18, 2011

DORËHEQJA E DYTË POLICORE LIDHUR ME SKANDALIN E PËRGJIMEVE

Ndihmës-komisioneri i policisë Metropolitane, Xhon Jets (John Yates) dha dorëheqje lidhur me skandalin e përgjimeve.

Jets është kritikuar për vendmin e tij të vitit 2009 për të mos ri-hapur hetimin rreth dyshimeve për puergjime nga gazeta News of the World (NoW).

Mësohet poashtu se ndihmues-komisioneri Jets, kishte kontrolluar kredibilitetin e ish-zëvendës kryeredaktorit të NoW para se të angazhohet si këshillues policor.

Dorëheqja e Xhon Jets, bëhet pas njoftimit të sotëm se ai ballafaqohet me suspendim. Autoritetet e Policisë Metropolitane i thanë Jets se ai do të suspendohet.

Dorëheqja e Xhon Jets është e dorëheqja e dytë policore lidhur me skandalin e përgjimeve. Dje (të dielen) Komisioneri i Policisë, Sir Poll Stevenson dha dorëheqje.

Në zhvillimet e tjera lidhur me skandalin e përgjimeve, Parlamenti britanik do të tubohet të muerkurën për të diskutuar zhvillimet rreth këtij skandali pas paraqitjes së magnatit medial Rupert Mërdok para parlamentarëve britanik.

Rupert Mërdok dhe biri i tij Xhejms Mërdok, ndryshe krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë do të paraqiten nesër (të martën) para grupit parlamentar për tu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me skandalin e përgjimeve.

Poashtu para këtij grupi do të dal edhe ish-drejtoresha ekzekutive e News International Rebeka Bruks përkundër komplikimeve që pritej të shkaktohen pas arrestimit të saj të djeshëm lidhur me këtë skandal.

Lideri i opozitës laburiste Ed Miliband, ka kritkuar sërish kryeministrin David Kameron pse kishte punësuar ish-kryeredaktorin e NoW, Andi Kulson si drejtor për komunkim.

PARLAMENTI BRITANIK TË DISKUTOJË SKANDALIN E PËRGJIMEVE

Kryeministri britanikm David Kameron (David Cameron) ka thënë se parlamenti do të tubohet të mërkurën për të diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me skandalin e përgjimeve.

Parlamenti është dashur të mbyllet të martën për pushime verore, për gjashtë javë.

Deputetët e partisë laburiste kan kërkuar vazhdimin e punës së parlamentit për një ditë për të diskutuar skandalin e përgjimeve pas paraqitjes së magnatit medial Rupert Muerdok, dhe ish-komisioneirt të Policisë Metropolitane, Sir Poll Stevenson, para grupit parlamentar.

Rupert Mërdok dhe Sir Poll Stevenson duhet të paraqiten para grupit parlamentar nesër.

Kryeministri David Kameron i cili gjendet puer vizitë në Afrikë, ka thënë se është e drejtë për të lëshuar një deklaratë dhe përgjigjur në pyetjet që mund të dalin pas dëgjimit të grupit parlamentar.

Poashtu nesër para këtij grupi parlamentar do të dalin edhe i biri i Rupert Mërdokut, Xhejms Mërdok, krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë, si dhe Rebeka Bruks ish drejtoresha ekzekutive e News International. Paraqitja e Bruksit e cila kishte pranuar ftesën e parlamentarëve që në fillim, u komplikua pas arrestimit të djeshëm, por ndërkohue është konfirmu se ajo do të paraqitet në këtë dëgjim.

Vendimi mbi vazhdimin e punës së parlkamentit duhet të merret nga kryetari i parkamentit.

Kryeministri David Kameron është kritikuar për kohën e vizitës së tij në Afrikë. Kameron mbrojti vendimin e vet duke thënë se fakti se udhëtoni nuk do të thotë se humbni kontaktin me zyrën.

Ai poashtu mohoi se ka ngjashmëri midis vendimit të tij për të angazhuar ish-kryeredaktorin e gazetës News of the World si drejtor për komunkim, dhe të ish-komisionerit të policisë për të angazhuar zëvendës-kryeredaktorin e kësaj gazete si këshillues.

Nduerkohë po shtohen thirrjet për dorëheqjen e ndihmës-komisionerit të policisë, Xhon Yets (Paul Yates). Pritet që komitetit i standardeve të Autoriteteve policore do të lëshojë deklaratë lidhur me pozitën e tij.

Poashtu mësohet se Zyra për mashtrime serioze do të shqyrtojë thirrjet nga një deputetë laburist për hetimin e pagesave jasht-gjyqit që u janë bërë disa viktimave të përgjimit. Pagesat janë autorizuar nga Xhejms Mërdok, i biri i magnatit medial Rupert Mërdok dhe krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë.

REBEKA BRUKS LIROHET NGA POLICIA

Ish-drejtoresha ekzekutive e "News International" (NI), Rebeka Bruks (Rebekah Brooks) u lirua nga policia. Bruks u arrestua dje lidhur me dyshimet për konspiracion përgjimi telefonik dhe korrupcion.

Arrestimi u bë pas arritjes së saj në stacion të policisë sipas takimit të caktuar më parë.

Bruks ishte kryeredaktore e gazetues në qendër të skandalit të puergjimit, News of the World, prej vitit 200 deri më 2003. Gjatë kësaj periudhe dushohet të jetë përgjuar telefoni i një vajze të zhdukur 12 vjecare.

Bruks e cila mohon akuzat, u mbajt në stacion të policisë deri në mesnatë. Ajo u lirua me garanci dhe duhet të paraqitet sërish në polici në tetor.

Bruks dha dorëheqje nga NI të premten.

Zëdhësi i ish-kryekzekutives së NI, tha se arrestimi ishte i papritur. Bruks e cila ishte ftuar në polici pas dorëheqjes nga kreu i NI, mendonte se do ti ndihmonte policisë me hetimin e tyre.

Arrestimi i saj i djeshëm mund të komplikojë daljen e saj para grupit parlamentar për tu përgjigjur lidhur me skandalin e përgjimit. Paraqitja e saj është planifikuar puer nesër kur poashtu para këtij grupi parlamentar do të dalin edhe magnati medial Rupert Muerdok (Rupert Murdoch) dhe i biri i tij, Xhejms Mërdok (James Murdoch). Nuk është e sigurtë se sa mund të puergjigjet nue pyetje pas arrestimit dhe nëse ajo do të paraqitet sue bashku apo vecmas nga Rupert dhe Xhejms Mërdok.

Nue një zhvillim tjetër lidhur me skandalin e puergjimit, shefi i policisë Metropolitan Sir Poll Stevenson (Sir Paul Stephenson) dje dha dorëheqje.

Zyrtari më senior i policisë në Britani të Madhe, u ballafaqua me kriticizëm për shkak se kishte angazhuar me punë ish-zëvendës kryeredaktorin e gazetës "News of the World (NoW), Nill Uollis (Neil (Wallis)". Ish-zëvends-kryeredaktori u arrestua nga policia lidhur me skandalin e puergjimit.

Policia londineze është kritikuar për vendimin e mëhershëm për të mos hapur hetimin mbi dyshimet e përgjimit.

Sir Pol Stevenson, me rastin e dorëheqjes së vet, tha se lidhjet e tij me gazetarin në fjalë mund të vështërsonin hetimin. Ai poashtu tha se nuk kishte pasur dijeni lidhur me përmasat e përgjimit telefoni.

Sekretarja e jashtme e shtetit, Teriza Mej (Theresa May), shprehi keqarrdhje për largimin e shefit të policisë.

Kryeministri David kameron (David Cameron) tha se Sir Poll Stevenson pati një karierë të shquar dhe i dueshroi cdo të mirë nue të ardhmen.

Rebeka Bruks është personi i dhjetë të arrestohet lidhur me skandalin e përgjimit, puerfshirue ish-drejtorin për komunkim të kryeministrit britanik, Andi Culson (Andy Coulson).

Sunday, July 17, 2011

SHEFI I POLICISË SË METROPOLITANIT JEP DORËHEQJE

Komisioneri i Policisë së Skotland Yard-it, Sir Poll Stevenson (Sir Paul Stephenson) dha dorëheqje lidhur me skandalin e përgjimit nga News of the World.

Zyrtari më senior i policisë në Britani të Madhe, u ballafaqua me kriticizëm për shkak se kishte angazhuar me punë ish-zëvendës kryeredaktorin e gazetës tani të mbyllur News of the World (NOW).

Sir Pol Stevenson tha se lidhjet e tij me gazetarin nue fjalë mund të vështërsonin hetimin. Ai poashtu tha se nuk kishte pasur dijeni lidhur me përmasat e puergjimit telefoni.

Sekretarja e jashtme e shtetit, Teriza Mej (Theresa May), shprehi keqarrdhje për largimin e shefit të policisë.

Kryeministri David kameron (David Cameron) tha se Sir Poll Stevenson pati një karierë tue shquar dhe i dueshroi cdo të mirë nue të ardhmen.

Nill Uallis (Neil Wallis), ishte angazhuar si këshillues për marrëdhënie me publikun nga ana e policisë. Firma e tij këshilluese ishte angazhuar nga policia për dy ditë në javë, prej tetorit të vitit 2009 deri në shtator të vitit të vitit shkuar.

Sot më herët policia arrestoi Rebeka Bruks (Rebekah Brooks) lidhur me alegimet për përgjime. Sic mësohet, zonja Bruks akoma po mbahet në polici.

REBEKA BRUKS ARRESTOHET

Rebeka Bruks (Rebekah Brooks), ish-drejtoreshë ekzekutive e News International është arrestuar nga policia. Arrestimi është buërë sipas takimit të caktuar me parë me policinë.

Ish-redaktorja e gazetës tani të mbyllur News of the World (NoW), u arrestua nën dyshimin për konspiracion për përgjime telefonash dhe lidhur me allegimet mbi konrrupcion.

Bruks ishte kryeredaktore e NoW prej vitit 2000 deri 2003. Gjatë kësaj periudhe, sipas alegimeve që po hetohen, telefoni i një vajze të zhdukur 12 vjecare, ishte përgjuar.

43 vjecarja Bruks, të premten dha dorëheqje nga posti i saj si krye-ekzekutive e News International.

Sipas burimeve të këtushme, policia nuk ka konfirmuar emrin e femrës së arrestuar por besohet se kjo femër është Rebeka Bruks.

Bruks ishte ndër personat më të besuar të magnatit medial Rupert Bërdok (Rupert Murdoch). Kariera e saj 22 vjecare me kompaninë e tij shënoi ngritje të vazhdueshme, duke duke e bërë atë kryeredaktoren më të re në Britani të Madhe si dhe kryeredaktoren e parë femër të së përditshmes tabloide "The Sun".

Bruks kishte ofruar dorëheqje nga News International në fillim të skandalit të përgjimit. Por dorëheqja e saj nuk u pranua dhe Mërdok vazhdimisht shprehi besimin e tij ndaj saj.
.

Friday, July 15, 2011

KRYE-EKZEKUTIVJA E "NEWS INTERNATIONAL" DHA DORËHEQJE

Rebekah Brooks (Rebeka Bruks), krye-ekzekutivja e "News International" (NI) ka dhënë dorëheqje, u konfirmua sot nga kjo kompani.

Në deklaratën e saj mbi dorëheqjen, Brooks thotë se ndjen "përgjegjësi të thellë për njerëzit që i kemi lënduar"

Dorëheqja e drejtoreshes ekzekutive të NI bëhet pas thirrjeve të vazhdueshme për dorëheqjen e saj lidhur me skandalin e përgjimeve telefonike nga News of the World (NoW).

Bruks pati ofruar dorëheqjen e vet në fillim të skandalit, por kjo dorëheqje nuk u pranua nga kompania. Rupert Murdoch (Rupert Mërdok), magnati medial, në pronën e të cilit gjendet News International, shprehi besimin e vet të vazhdueshëm në krye-ekutiven e NI.

Bruks ishte kryeredaktore e NoW në kohën kur sipas alegimeve ishte përgjuar telefoni i një vajze të re të zhdukur.

Përgjimi thuhet të kishte përfshirë fshirjen e mesazheve të lëna në telefon të tinajxheres për të krijuar vend për mesazhe të reja, gjë që zgjonte shpresë tek familja se ajo ishte akoma gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

Bruks, me rastin e dorëheqjes së vet, tha se qëndrimi i saj në post ku dëshironte të zgjidh krizën e krijuar, e vuri atë në qendër të debatit duke vështërsuar orvatjet për zgjidhjen e problemeve.


Dje u mësua se Rupert Mërdok, dhe i biri i tij James Mërdok, krye-ekzekutiv i News Corporation për Evropë, poashtu do të dalin para grupit parlamentar për tu puergjigjur pyetjeve të parlamentarëve mbi skandalin e përgjimit.

Në zhvillimet e tjera lidhur me skandalin e përgjimeve, u mësua se FBI do të hetojë raportimet se News Corporation është orvatur të përgjojë telefonat e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001.


Ndërkohë këtu në Britani të Madhe, mësohet se News International planifikon të përdorë faqet e reklamave për të kërkuar falje për sjelljen e gazetës tani të mbyllur "News of the World".

Policia britanike dje arrestoi ish redaktorin-ekzekutiv të NoW Neil Wallis.

Wednesday, July 13, 2011

BRAKTISET ORVATJA E BLERJES SË BSkyB-së

News Corporation, ka njoftuar se braktis planet e veta për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së. Kompania e magnatit medial Rupert Murdoch (Rupert Mërdok), për tani posedon 39% të BSkyB-së, transmetues ky më i madh britanik.

Njoftimi mbi braktisjen e planeve për të blerë BSkyB-në u bënë në prag të votimit në Parlament për të kërkuar nga kjo kompani që të braktis këto plane të blerjes.

Të tre liderët e partive kryesore brtanike, kryeminitri David Cameron (David Kameron) i Partisë konzervatore, Ed Miliband, lider i laburistëve dhe Nick Clegg nga Liberal Demokratët, thanë se mbështesin thirrjet për një kërkesë të këtillë, akt ky që megjithatë nuk do të kishte fuqi legale.

Orvatjet për të siguruar një votim të këtillë në Parlament u udhëhoquen këto ditë nga lideri i Laburistëve, Ed Miliband.

Vendimi i News Corps për të braktisur planet e veta, bëhet pas alegimeve të vazhdueshme mbi përgjimet ilegale telefonike nga kompania-degë e News Corps, News International.

Alegimet mbi puergjime përfshijnë telefonat e viktimave të krimit, politikanëve dhe njerëz nga jeta e artit. Dje ish-kryeministri Gordon Brown (Gordon Braun), foli mbi tronditjen e tij lidhur me publikimin e artikullit mbi gjendjen shëndetsore të djalit tue tij në të përditshme "Sun". Rekorded mjeksore të vogëlushit të ciftit Braun ishin marr pa autorizim. Braun poashtu ishte informuar nga banka e tij se dikush prezentahej rrejshëm për të siguruar informata mbi gjendjen e tij financiare.

Planet e News Corps për të siguruar kontrollin e plotë të BSkyB-së, përbënin investimin më të madh nga kjo kompani.

Sunday, July 10, 2011

Skandali i NoW: "Falemnderit dhe lamtumirë"

Numri i fundit i "News of the Word" (NoW) u botua sot me titullin "Falemnderit dhe lamtumirë" në faqen e parë.

Tabloidja 168 vjecare, u mbyll pas skandalit të përgjimit të telefonave.

Policia po hulumton allegimet mbi përgjimet telefonike nga News of the World. Të premten policia arrestoi ish-kryeredaktorin e NoW, Andy Coulson (Andi Kulson) lidhur me alegimet e përgjimit dhe korrupcion.

Njoftohet se 4.000 veta janë identifikuar të kenë qenë shënjestër për tu përgjuar.

Përgjimi ilegal privat thuhet të ketë përfshirë viktima të krimit, politikanë dhe artistë. Familjet e ushtarëve të vrarë, si dhe viktimave të sulmit terrorist të 7 korrikut 2005, ishin shënjestër për përgjime.

Andi Kulson u lirua nga stacioni policia ku u morr në pyetje për tu mbrojtur në liri.

Alegimet que po hulumtohen nga policia përfshijnë pagesa bërë policëve individual për informata.

Gazeta, tirazhi i së cilës arrinë 2.8 milion kopje në javë, është pjesë e së ashtuquajturës perandori mediale të magnatit Rupert Murdoch. Në artikullin editorial, gazeta kërkon falje dhe thotë se "thjesht humbi rrugën".

Sot lideri i opozitës laburiste, Ed Miliband, kërkoi sërish nga kryeministri Kameron që të vonojë marrjen e BSkyB nga ana e News Corporation. Rupert Mërdok, pronar i News Corporation, ka arritur në Britani të Madhe për tu marr me krizën që ka kaplu perandorinë e tij mediale.

Vendimi mbi mbylljen e NoW shihet nga shumkush këtu si orvatje për të shpëtuar marrjen e BSkyB nga News Corporation. Miliband ka paraqitur kërkesën në Parlament duke ftuar që ky transfer të vonohet deri pas përfundimit të hulumtitmit të paralajmëruar të skandalit të përgjimeve. Murdok poashtu ka mbrojtur pozitën e krye-ekzekutives së News International, Rebekah Brooks e cila gjendej në krye të NoW gjatë kohës kur së alegimeve të përgjimeve. Brooks ka mohuar cdo dijeni mbi praktikën e përgjimeve në NoW. Më shumë se 200 punëtorë të NoW mbeten pa punë pas mbylljes së gazetës.

Lord Ashdown. ish lider i Liberal Demokratëve ka thënë sot për media se ai kishte paralajmëruar qeverinë që të largojë Andi Kulson nga detyra e tij.

Kryeministri David Kameron ka mbrojtur vendimin e vet për të emruar Andi Kulson në ekipin e tij për komunikime.

Kulson vazhdimisht ka mohuar cdo dijeni mbi përgjimet. Ai pati dhënë dorëheqje nga NoW pas burgimit të një reporteri të kësaj gazete për shkak të përgjimit. Kulson më vonë u emrua drejto për kominikim nga atëkohë lider i Partisë Konzervatore David Kameron. Pas zgjedhjeve, kryeministri i ri david Kameron emroi Kulson drejtor puer komunikim me media pranë qeverisë së tij.

Sot, Ndihmës Komisioneri i Skotland Yard, John yates, ka shprehur keqarrje për shkak të vendimit të tij që të mos ri-hap hulumtimin e përgjimit para dy vjetesh.

Friday, July 08, 2011

SKANDALI I PËRGJIMIT: ARRESTOHET ISH-DREJTORI PËR KOMUNKIM I KRYEMINISTRIT BRITANIK

Ish-kryeredaktori i gaztesës News of the World, Andy Coulson (Andi Kulson) është arrestuar lidhur me alegimet e përgjimeve telefonike dhe korrupcion.

Policia po hulumton skandalin e përgjimeve telefonike nga News of the World. Njoftohet se 4.000 veta janë identifikuar të kenë qenë shënjestër për tu përgjuar.

Kulson ishte kryeredaktor i News of the World prej vitit 2003 deri 2007. Ai dha dorëheqje nga ky post pas dënimit të një reporteri të News of the World për akuza përgjimi. Kulson ka mohuar cfarëdo dijeni lidhur me përgjimet.

Kulson ishte drejtor për komunikim me media i kryeministrit Kameron deri më 21 janar të kuetij viti kur ai dha dorëheqje nga ky post.

Pas largimit nga News of the World Kulson u emrua si dhëdh¨nes i atëkohër liderit të opozitës konzervatore David Kameron. Pas arrdhjes në qeveri tue Partisë konzervatore, Kulson u emruar drejtor i kominikimit me media i kryeministrit David Kameron.

Kryeministri Kameron ka mbrojtur sot vendimin e vet për të emruar Andi Kulson në ekipin e tij për komunikim duke thënë se ai pati marrë sigurime nga Kuslon mbi pafajsinë e tij.

Dje u njoftua se News of the World do të mbyllet këtë të diel.

Tabloidja 168 vjecare është në qendër të skandalit të përgjimeve private përfshirë viktima të krimit, politikanë dhe artistë.

Gazeta, tirazhi i së cilës arrinë 2.8 milion kopje në javë, është pjesë e së ashtuquajturës perandori mediale të magnatit Rupert Murdoch. Njoftimi për mbylljen e saj u njoftua nga James Murdoch, kryetar i News International, ndryshe i biri i Rupert Murdoch.

Njoftimi mbi mbylljen e gazetës bëhet në javën kur skandali i përgjimeve morri përmasa të përgjithshme pas zbulimeve se viktima të përgjimeve ishin edhe viktimat e krimit.

Rasti që tronditi fuqimisht opinionin e këtushëm ishte zbulimi se celulari i një vajze të zhdukur shte përgjuar dhe porositë që familja e saj i lenin ishin fshirë gjë që bëri që familja të shpresoj se ajo ishte gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

SKANDALI I PËRGJIMIT: MBYLLET "NEWS OF THE WORLD"

Gazeta e përjavshme britanike News of the World, do të mbyllet këtë të diele pas skandalit të përgjimeve dimenzionet e të cilit po zgjerohen nga dita në ditë.

Tabloidja 168 vjecare është në qendër të skandalit të përgjimeve private përfshirë viktima të krimit, politikanë dhe artistë.

Policia ka njoftuar se do të kontaktojë 4.000 persona emrat e të cilëve u gjetën në dokumentat e konfiskuar.

Gazeta, tirazhi i së cilës arrinë 2.8 milion kopje në javë, është pjesë e së ashtuquajturës perandori mediale të magnatit Rupert Murdoch. Njoftimi për mbylljen e saj u njoftua nga James Murdoch, kryetar i News International, ndryshe i biri i Rupert Murdoch.

Njoftimi mbi mbylljen e gazetës bëhet në javën kur skandali i përgjimeve morri përmasa të përgjithshme pas zbulimeve se viktima të përgjimeve ishin edhe viktimat e krimit.

Rasti që tronditi fuqimisht opinionin e këtushëm ishte zbulimi se celulari i një vajze të zhdukur shte përgjuar dhe porositë që familja e saj i lenin ishin fshirë gjë që bëri që familja të shpresoj se ajo ishte gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

Skandali i përgjimeve ka kapluar edhe skenën politike. Sipas së përditshmes britanike The Guardian, ish-drejtori për komunikim me media i kryeministrit David Kameron, Andi Kulson do të arrestohet të premten në mëngjes. Kulson ishte kryeredaktor i News of the World dhe pati dhënë dorëheqje nga ky post pas zbulimeve iniciale mbi përgjimet. Ai pati mohuar cdo dijeni mbi përgjimet.

Monday, July 04, 2011