Friday, July 27, 2012

Londra 2012: Fillon gara olimpike

Përgatitjet shumëvjeçare përfunduan. Londra olimpike shpall sot zyrtarisht të hapura Lojërat e 2012. Kambanat e Big Benit do të biejnë 40 herë gjatë tre minutash.


Kjo është hera e parë që Big Beni operon jasht orarit të rregulltë që nga 15 shkurti i vitit 1952. Atë kohë kambant ranë çdo minuta 56 herë për varrosjen e Mbretit Gjorgji i Dytë. Kësaj here, kambanat e Big Benit bien si pjesë e projektit artistik 1197. Autori i projektit, Martin Creed fton çdokënd ti bie zils në ora 8.12 minuta. Projeki i zileve përfshin kambanat e kishave, zilet e dyerve si dhe ato të biçikletave. Në projektin e zileve marrin pjesë edhe ambasadat britanike anëkënd botës.

Dje pishtari olimpik u përshëndet nga 60 mijë veta të tubuar në koncertin publik në qendër të Londrës. Pishtari më parë u prit nga Duka i Kembrixhit dhe Dukesha e Kembrixhit. Pishtari kaloi edhe pranë zyrës ë kryeministrit në Downing Street. Cdo gjë tani duket e gatshme për fillimin zyrtar të garës së lashtë sportive. Pritjet dhe pasiguria mbi gatishmërinë e Londrës të ketë çdo gjë gati për garën olimpike tani duken pjesë të së kaluarës.

Problemet e mungesës së stafit të sigurimit që dominuan këto ditë titujt mediak mbi përgatitjet olimpike tani poashtu duken se i takojnë së kaluarës. Angazhimi i ushtrisë për të mbuluar këtë mungesë stafi, ka qetuesuar brengat e miliona vizitorëve që kan siguruar biletat për në parkut olimpik gjatë lojërave. Vet sigurimi i bileta u përcoll me probleme dhe vështuersi për aplikuesit.

Vëmendja e atyre që arritën të sigurojnë këto bileta, tani përqëndrohet në garën e sportistëve nga anëkënd bota. Pas ceremonisë së hapjes, vëmendja e mediave dhe publikut më në fund do të përquendrohet në vetë garën e këture sportistëve.

Monday, July 09, 2012

Federer sërish

Roger Federer mori edhe një titull të artë në Wimbledon. Tenisti zvicerran mundi Andy Murray nga Britani e Madhe me 4-6 7-5 6-3 6-4. Ky është titulli i shtatë i artë i Wimbledonit për 30 vjeçarin Federer. Andy Murray më herët shënoi histori me kualifikimin në finale. Hera e fundit që një tenist britanik u kualifikua për raundin e fundit të garës, ishte më 1938. Murray 25 vjeçar ka shprehur vendosmërinë e vet për tu kthyer në Wimbledon vitin e arrdhshëm.

Saturday, July 07, 2012

Murray në finale

Tenisti britanik Andy Murray) u kualifikua për nfinalen e turneut Wimbledon. Mari mundi francezin Jo-Wilfried Tsonga me rezultat 6-3 6-4 3-6 7-5. Fitorja e Marit ndëprenë pritjen 74 vjeçare që një tenist britanik të arrijë në finale. Hera e fundit kur një tenist, B britanimarrit finalen ishte në vitin 1938 Ku ishte Bunny Austin. Dy vjet më herët Brad Perry fitoi turnirin. Mari tani do të takohet në finale me tenistin zvicerran Roger Federer.

Friday, July 06, 2012

Inagurohet Londonezja më e lartë

Në Londër u inagurua të enjten godina e re e lartë, The Shrad.  Me lartësi prej 310 metrash, The Shard thuhet të jetë godina më e larta në Evropën Perëndimore.

Ndërtimi shumëvjeçar i godinës u financua nga Banka Kombëtare e Katarit. Inagurimi shënoi kompletimin e ndërtimit 12 vjet. Katari është ko-pronar i godinës.

The Shrad është e vendosur në buzë të anës jugore të lumit Thames,  dhe mund të shihet nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Platforma e godinës hapet për vizitë në shkurt. Biletat e hyrjes do të kushtojnë rreth 25 funta për të rriturit dhe 19 për fëmijë.

Thursday, July 05, 2012

Banka e Anglisë në ndihmë të ekonomisë

Banka e Anglisë ka njoftuar se gjatë katër muajve të arrdhshëm do të lëshoje një shumë të re prej 50 bilion funtash në operacion si pjesë e programit të lehtësimit kuantitativ për të ndihmuar ekonominë.

Me shumën në fjalë, stimulimi ekonomik arrin shumën pre 375 bilion funta. Lehtësimi kuantitativ ka për qëllim ndihmën ekonomike me blerjen e obligacioneve.

Ekonomia britanike gjendet sërish në recesion.

Muajin e shkuar Banka njoftoi dy masa të reja stimulimi ekonomik. Sipas një mase, banka siguron kredi të volitshme bankave me vlerë prej biliona funtash nëse këto fonde pastaj u huazohen bizneseve të vogëla. Sipas masës tjetër, bankave u sigurohet mundësia e fondeve në rast se ballafaqohen me vështërsi afatshkurtra financimi.


6 të arrestuar në operacionin anti-terrorist

Policia e Londrës ka arrestuar gjashtë veta në një operacion anti-terrorist.

Të arrestuarit janë të moshës 18 deri 30 vjeçare. Arrestimet përshkruhen si të rëndësishme por nuk përmendet mundësia e ndonjë sulmi eminent.

Siç mësohet, fjala është për operacionin të gjatë dhe policia vendosi të veprojë në baza të sigurisë publike.


Në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një femër 30 vjeçare. Tri arrestime u bënë në lagjen Ealing në perëndim të Londrë, në adresa të ndryshme, përfshirë një arrestim në rrugën qendrore në Ealing. Tri arrestimet tjera u bënë në lagjen Newham në pjesën lindore të Londës.

Niveli i rrezikut nga kërcënimi terrorist nuk është ngritur.

Të arrestuarit tani gjenden në një stacion të policisë në jug-lindje të Londrës.

Murray në gjysëm-finale

Tenisti britanik Andy Murray u kualifikua për në gjysëm finale duke mundur David Ferrer me 6-7 7-6 6-4 7-6.

Murray tani do të takohet me tenistin francez, Jo-Wilfried Tsonga.

Murray shprehi optimizëm lidhur me gjasat e tij të gjendet në finale. Ai tha se deri tani pati një turne të mirë por se dëshiron të vazhdojë.

Gjatë dy viteve të fundit, Murray u mund nga Rafael Nadal në gjysëm finale. Këtë vit, Nadal tanimë u largua nga gara, pas humbjes së tij të hershme në raundin e dytë nga Lukas Rosol.

Fituesi i takimit Murray-Tsonga do të takohet në finale me fituesin nga takimi Federer-Gjokovic.

Tuesday, July 03, 2012

Wimbledon: Murray kualifikohet për qerekfinale

Tenisti numër i britanik, Andi Mari (Andy Murray) mundi Marin Cilic nga Kroacia me 7-5 6-2 6-3. Ky është kualifikimi i tij i pestë për në qerek finale të turneut të Wimbledonit.

Takimi midis Murray-it dhe Cilic-it filloi të hënën por u ndërpre shkak të shiut. Sot Mari dhe Cilic dolën në oborr në ora 12.10 por pas disa minutash u deshtën të ndërprejnë lojën për shkak të shiut. Takimi u vazhdua në orën 13.10.

Mari tani pret fituesin nga takimi David Ferrer dhe Juan Martin del Potro. Kjo lojë po luhet momentalisht në oborrin qendror ndryshe oborri i vetmi që ka kulm dhe mund të vazhdojë pavarësisht nga moti.

Rezultati momental

Shefi i Barclays jep dorëheqje

Kryeekzekutivi i bankës Barclays, Bob Diamond ka dhënë dorëqje sot (të martën) me efekt të menjehersheëm.

Dorëheqja vje pas gjobës prej 290 milion funta që iu bë kësaj banke për shkak të manipulimit tër kursit kreditor Libor dhe Euribor. Fjala është për kurset sipas të ciliave bankat huajzë fondet mes vete.

Politikanët nga partitë kryesore britanike kan përshëndetur vendimin e tij për tu larguar nga posit i vet.

Sekretari i financave, George Osborne tha se vendimi i tij është i mirë për bankën dhe për vendin, sepse vendit i duhen bankat que janë të fokusuar të ndihmojnë ekomoninë e jo në skandalet e kaluara.

Lideri i laburistëve, Ed Miliband, tha se dorëheqja e tij ishte e drejtë dhe ka ftuar për hulumti bankiar të udhëqur nga një gjykatës. 

Bob Diamond më parë refuzoi të jap dorëheqje. Të hënën u njoftua se kryetari i bankës Marcus Agius do të jap dorëheqje. Agius tani merr përsipër kontrollin e përditshëm të bankës derisa të emrohet shefi i ri ekzekutiv.

Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Diamond shprehi keqardhje për impresionin e krijuar lidhur me bankën Barclays dhe punëtorët e saj duke thënë se një impresion i tillë nuk mund të jetë më larg nga e  vërteta.

Bob Diamond ishte një ndër kryekzekutivët më të paguar në Britani të Madhe. Vitin e shkuar ai u pagua 20 milion funta.

Bob Diamond do të dal të mërkurën para parlamentarëve për tu përgjigjur pyetjeve të tyre lidhur me skandalin e manipulimit të kursit bankiar. Mësohet se rreth 20 banka po hulumtohen lidhur me këtë çështje mes të cilave bankat e njohura botërore Citigroup, HSBC, UBS. RBS. Këto ditë mësua se RBS kishte pushuar nga puna katër tregtarë të vetë rreth rastit Libor.

Thirrjet për ndryshime në sistemin e kursit bankiar Libor dhe më gjerë po shtohen. Shefi i Bankës britanike ka ftuar për ndryshime në kulturën bankiare.

Qeveria ka njoftuar dy hulumtime parlamentare rreth kursit Libor dhe standardeve bankiare.