Friday, June 29, 2012

Skandali manipulimit bankiar

Shefi i bankës Barclays, Bob Diamond, ka refuzuar të jap dorëheqje pas zbulimit të praktikave të parregullta nga stafi i i bankës.

Brclays, një ndër bankat më të mëdha britanike u dënua me gjobë prej 290 milion funta për shakak të manipulimit të kursit të huazimit ndërbankiar.

Gjobas u bë të mërkurën nga autoritetet financiare britanike dhe amerikane të cilat hulumtuan mundësinë se disa banka kan manipuluar kursin e ashtuqujtur Libor sipas të cilit ata huajzë fonde mes vete.


Hulumtuesit konkluduan se  tregtarët e bankës Barclays kan gënjyer  për ta paraqitur bankën më të sigurtë  gjatë krizës ekonomike dhe nganjëherë në bashkëpunim me tregtarët nga bankat e tjera, për të bërë profit.

Sekretari britanik i financave, Gjorgj Osborn (George Osborne) ka konfirmuar se nën hulumtim janë edhe bankat HSBC, RBS, Citigroup dhe UBS.

Thirrjet për dorëheqjen e shefit të Barclays, u bënë nga disa deputetë britanik. Mbrëmë, ish-lideri i LiberalDemokratëve, Lordi Ashdaun tha se pozita e z. Diamond është e paqë

Kryeministri britanik tha të enjtën se menagjerët e bankës, i presin pyetje serioze. Lideri i laburistëve, Ed Milliband, tha se personat që bënë keqpërdorimet duhet të ballafaqohen me procesin legal.

Bob Diamond ka pranuar kërkesën për të dhënë evidencë para parlamentarëve. Në letrën e tij ai gjykuar sjelljen "një numri të vogël" të punëtorëve të cilët janë orvatur të krijojnë profit personal.

Barclays dhe bankat e tjera ballafaqohen me kërcënimet për hulumtim kriminal në Britani të Madhe rreth këtij skandali.




Wednesday, June 27, 2012

Moment historik për Irlandën e Veriut

Mbretresha Elizabeta II ka shtërgouar dorën me zëvendës ministrin e parë të Irlandës Veriore dhe ish komandand i IRA-së, Martin McGuiness.

Shtergimi i dorës u bë pas takimit privat nue Belfast. Mbretresha Elizabeta dhe Martin McGuiness shtërnguan dorë publikisht.

Takimi mes Mbretreshës dhe Mc Guiness u mbajt në Belfast  gjatë vizitës së Mbretreshës në Iralndën e Veriut. Takimi është organizuar nga shoqata bëmirëse Co-oeration Irland.

Mbretresha u shoqërua nga bashkshorti i saj Duka i Edingurgut dhe sekretari saj privat Sir Christopher Geidt.

Gjatë takimit privat, prezent ishin edhe ministri i parë i Irlandës së Veriut, Peter Robinson si dhe kpresidenti i Republikës së Irlandës, Michael D Higgins..


midis Mbretreshës dhe ish-komandandit të IRA-së vlerësohet si takim me ruendësi të madhe simbolike.

"Pavarësisht nga ndjenjat e saj personale meqë kushëriri i saj dhe daja i Dukës së Edinburgut, Lordi Mountbatten u vra nga IRA në vitin 1979, Mbretresha e cila vepron sipas këshillës së ministrave të saj, do të mirëpritet këtë si vazhdim të rolit pivotal që ajo ka luajtur personalisht në avancimin e procesit të paqes gjatë vizitës së saj shumë të suskesshme në Irlandë vitin e shkuar", thotë eksluzivisht për Euro-Korrespondentin, Richard Fitzwilliams.


Takimi mes Mbretreshues dhe McGuiness u mbajt në teatrin Lyric. Takimi pati dimension ndër-kufitar dhe, siç nënvizohet, nuk ishte pjesë e manifestimeve the Jubileut të Mbretreshës.

Gjatë vizitës në Irlandën e Veriut, Mbretresha do të vizitojë më vonë Asamblenë e Stormont, si pjesë e manifestimit të 60 vjetorit të fronit të saj organizuar nga Zyra e Irlandues së Veriut. 


  






Monday, June 25, 2012

SPORT: Tenisi v Futbollit

Dalja e Anglisë nga kampionati botërorë, la të dëshpëruar miliona tifozë futbolli anëkënd Britanisë së Madhe. Për ta, kampionati evripian "përfundoi". Pavarësisht se pritjet nuk ishin të mëdha, humja me penalti, ishte vërtetë e hidhur.

Sidomos kur humbja e këtillë, tani duket se po bëhet "traditë", pas gjashtë daljeve të këtilla të Anglisë nga garat e ngjashme. Dhe sidomos kur pas dështimit të Montolivos për Italinë, dukej se Anglia kësaj radhe vërtetë do të ketë fat. Ndoshta pikërisht ndjenja e përgjegjësisë rëndoi edhe më shumë supet e Ashli Jang (Ashley Young) e më pas Ashli Kol (Ashley Cole) duke bërë që goditjet e këmbëve të tyre të dështojnë portën e Italisë.

Faskti se Italia dominoi lojën dhe se ekipi i Anglisë kthehet nga gara pa humbje, e lehtësojnë deri diku dëshpërimin e tifozëve të futbollit.

Andi Marri (Andy Murray) do të ndjenjë përgjegjësi të ngjashme këto ditë. Derisa për tifozët britanik të futbollit, kampionati evropian "përfundoi", tifozët e tenist me padurim presin hampjen e sotme të Uimbledonit.

Futuesi i i vitit të shkuar Novak Gjokoviq (Novak Djokovic)  si dhe fituesit i shumëfishtë Rogjer Federa  (Roger Federer) janë ndër emrat më të njohur që e presin atë në këtë turnir.

Në lojën e femrave, fituesja e vitit të shkuar çekja Petra Kvitova do të orvatet të ruajë titullin e vet kundër emrave si Maria Sharapova, Kim Klajster (Kim Clijster), Serena Uilliams (serena Williams).

Sot, në oborrin qendror, Novakovic takon Karlos Ferrero (Carlos Ferrero). Në oborrin numër një, Federa takon Albert Ramos. Në lojën e femrave, Sharapova takohet me Anastasia Radionova.

Sportdashësit anëkënd Britanisë së Madhe do të shpresojnë se supet e Marrit do të jenë më të ushtruara për lëvizje nën peshë të këtillë.se sa ishin këmbët e Jang dhe Kol.



Thursday, June 21, 2012

Mjekët britanik bëjnë grevë

Mjekët anëkënd Britanisë së Madhe po bojotojnë nga mesnata rastet jo-urgjente mjekësore. Kjo është greva e parë e mjekëve pas rreth 40 vjetësh. Mjekët kundërshtojnë planet e reformave të pensionit.

Operacionet jo-urgjente dhe kontrollimet rutinore në siptal shtyhen. Departmamentet e emergjcës dhe ato të shtatzanisë mbeten të hapura.

Mjekët kundërshtojnë planet sipas të cilave ata duhet të punojnë më gjatë para se të marrin pensionin si dhe të japin kontribut më të madh se sa kërkohet deri tani.

Qeveria ka kritikuar grevën duke thënë se mjekët po dënojnë pacientët për mosmarrueveshjet e tyre rreth pensioneve.

Qeveria dhe sindikati mjekëve BMA kan nënvizuar se pacientët duhet të kërkojnë ndihmë nëse ndjenjë nevojë,

Tuesday, June 19, 2012

Asanzh kërkon azil nga Ekuadori

Themeluesi i Vikiliks, Xhulian Asanzh, (Julian Assange) ka hyrë në ambasadën e Ekuadorit dhe ka kërkuar azil politik.

Përfaqsuesit e ambasadës ekuadoriane thonë se u kan përcjellur kërkesën e tij autoriteteve qeveritare.  Mësohet se Euadorit tani po analizonë radstin e Asanzhit.

Asanzh po kërkohet nga autoritetet e Suedisë për ekstradim. Procedura e ekstradimit po i afrohet mbylljes. Më 14 qershor gjyqi suprem britanik hudhi posht apelin e tij kundër ekstradimit dhe i dha afat deri më 28 qershor para se procedura e ekstradimit të fillojë.

Asanzh në Suedi kërkohet për tu përgjigjur akuzave për dhunim dhe keqtrajtim seksual bërë ga dy femra ish-vullnetare në Vikiliks. Asanzh mohon akuzat.





Friday, June 15, 2012

Hetimi i Levesonit: Ne jemi në këtë së bashku



Nuk është gjë e përditshme që një kryeministër të përgjigjet pyetjeve nën betim. Kur Dejvid Kameron (David Cameron) të enjten u nis nga zyra e tij drejt Pallatit të Drejtësisë për të dhënë evidencë para Levesonit, ai do të ketë qenë mëse i vetëdijshëm se të gjitha kamerat do të jenë të drejtuara kah ai.

Sado që se fjala është për një hetim publik, e jo gjykim të cfarëdo lloji, kryeministri do të ketë qenë i vetëdijshëm se jo vetëm çdo fjalë por edhe çdo lëvizje e trupit të tij, gjatë dhënies evidence, do të analizohet nga mediumet prezente, roli i të cilave është pikërisht tema e hetimit të udhëhequr nga Lordi Leveson.

Hetimi u vendos vitin e shkuar pas skandalit të përgjimit nga gazetarë të së përjavshmes tanimë të mbyllur ‘News of the World’, ndryshe pjesë e së ashtuquajturës perandori mediake e mogulit Rupert Mërdok (Rupert Murdoch).

Hetimi që deri tani kushtoi 3.2 million funta pati ka një listë të gjatë të dëshmitarëve. Kjo listë përfshin vetë viktamat e përgjimit, si nga jeta e përditshme ashtu edhe nga jo publike.

Prindërit e Milli Douler (Milly Dowler), vajzës së zhdukur që më vonë u gjet e vdekur folën mbi efektin traumatic që përgjimi shkaktoi në tragjedinë familjare.Pikërisht zbulimi mbi përgjimin e celularit të  13 vjeçares së zhdukur nxiti indinjatën e përgjithshme publike dhe shënoi kthesë në percepcionin publik mbi përgjimin.

Mediumet tabloide deri atëherë arsyetoheshin se si personalitetet publike përdorin mediumet për të ndërtuar famen e vet dhe nuk mund të kërkojnë trajtim tjetër kur atyre nuk u përgjigjet ti kenë kamerat prapa.

Përgjimi i viktimave të krimit anuloi çdo argument të këtij lloji dhe vuri në dukje rë agresivitetin që disa gazetarë ushtrojnë gjatë punës së tyre.   

Çifti Mekkan, (McCann), vogëlushja e të cilëve akoma mbetet e zhdukur folën mbi përvojën e tyre nën kontrollin e kamerave dhe reporterëve. Megi e cila kishte tri vjet atëkohë, u zhduk gjatë pushimit familjar në Portugali.

Hugh Grant, Siena Miller, Charlote Church ndër emrat më të njohura nga skena kreative nga ana e vet u ankuan për invadimin e jetës së tyre private.

Para hetimit u gjetën edhe vet përfaqsuesit e mediave, disa prej tyre tanimë të akuzuar me ofindime kriminale lidhur me rolin e tyre në këtë skandal. Rebekah Bruks (Rebekah Brooks) ish krye-ekzekutive dhe ish-kryeredaktore e një titulli tjetër të Mërdokë ve, The Sun; Andi Kulson (Andy Coulson) ish kryeredaktor i News of the World. 

Në karrikën e hetimit u gjet edhe vet Rupert Mërdok si dhe i biri i tij Xhejm (James) për prezantuar anën e tyre të rtrëfimit. Përkund`ër afërsisë që Mërdokët kishin me kryeministra të ndryshëm britanik, Rupert Muerdok ishte këmbëngulës se ai kurr nuk kishte kërkuar nga asnjëri prej tyre favorizime biznesi.

Para hetimit evidence deri tani dhanë edhe tre ish-kryeministra. Toni Bler (Tony Blair) foli mbi sistemin që e kishte trashëguar dhe në kuadër të të cilit veproi gjatë dhjetë viteve në qeveri. Këto marrëdhëni mes klasës politike dhe medave, janë bërë shumë të afërta, pranoi ish-kryeministri laburist, dhe ftoi për masa që do të sigurojnë një raport më të distancuar mes tyre për të mbrojtur interesat e publikut.

Paraardhësi i tij, konzervatori Xhon Mejxhor (John Major) përkujtoi se si Rupert Mërdok gjatë një darke kishte thënë se si nëse qeveria e tij nuk ndryshon politikën evropiane të cilën Mërdok nuk e pëlqente, medumet e tij nuk do të mbështetsin qeverinë e Mejxhorit.

Referenca tek pavarësia editoriale nuk u përdmend me këtë rast, vërejti ish-kryeministri Mejxhor.

Gordon Braun (Gordon Brown), ish-kryeministri I fundit laburist, përshkroi dëshpërimin e tij kur raporti mjekësor i djalit të tij u bë publik nga tablodiet e perandorisë së Mërdokëvë.

Fakti se dëshprërimet e këtilla private apo profesionale, nuk ndikuan në nivelin e marrëdhëneve dhe kontakteve mes përfaqsuesve politik dhe atyre të mediumeve, tregon nivelin e ndërvarsuersisë së tyre. Larg nga distancimi, këto kontakte dukej se  intensifikoheshin gjithnjë e më shumë. Pamjet e Rebekah Bruks duke përqafuar kryeministrat e ndryshëm britanik përcjellin thuajse cdo raport mbi zhvillimet e fundit gjatë hetimit të Levesonit.

Këto pamje, së bashku mbi detajet e ndryshme mbi afërsinë e saj me përfaqsuesit më influencial politik që u mësuan deri tani gjatë hetimit do të mbeten qartë në memorjen e publikut.

Mesazhet e shumta celulare dhe emajlat që u lexuan gjatë kuetij hetimi dëshmojnë qartë afërsinë e ngushtë mes dy shtyllave kyçe pubiike, shtyllës politike dhe mediake. Kjo afërsi më së miri u ilustrua me mesazhin që Rebekah Bruks kishte nisur liderit të atëhershëm të opozitës konzervatore, Dejvid Kameron. Me një tone personal miqësor, Bruks shpreh mbështetjen e saj ndaj kryeministrit të arrdhshëm britanik. Pas deklarimit të mbështetjes së saj liderit të atëhershëm opozitar, Bruks mes tjerash shrkuante: “… profesionalisht ne jemi në këtë definitivisht së bashku”.

Pas konkludimit të evidences hetimi do të njxjerr konkludimet dhe rekomandimet e veta. Ajo që ndërkaq publiku deri tani padyshim po konkludon në bazë të evidences së deritashme është se mediumet dhe politikanët vërtetë ishin në këtë së bashku. Pyetje është se sa kishin mirreshin sysh interesat e publikut në emër të të cilit veprojnë këto dy shtylla publike.

Hetimi kostoja e të cilit pritet të arrijë 5.6 million funta ka detyrë të rëndësishme para vetes, të nxjerrë  rekomandimet që do të bëjnë pyetjet e ngjashme në të arrdhmen të pabaza.

Thursday, June 14, 2012

Kryeministri Kameron para Levesonit

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron (David Cameron) ka mohuar ndonjë marrëveshje me mogulin e mediave, Rupert Murdoch sipas së cilës mbështetja do të kushtëzohej me favorizime konkrete apo tue puergjithshme biznesi.

Kameron po jep evidencë para hetimit publik të kryesuar nga Lordi Leveson lidhur me praktikat e mediave dhe lidhjet midis tyre dhe politkanëve.

Kameron u pyet lidhur me punësimin e ish-kryeredaktorit rë News of the World, Andi Kulson (Andy Coulson) si shef për komunkim me media.

Kyeministri britanik përsëriti qëndrimin e tij se kishte marr sigurime nga Kulson lidhur me pafajësinë e tij në skandalin e përgjimit nga e përditshmja News of the World.

Kulson kishte dhënë dorëheqje nga kjo gazetë pasi një gazetar i saj u burgos lidhur me ofendime përgjimi.

Kameron e presin pyetjet tjera të vështira gjatë ditës veçmas lidhur me procesin e vendimit mbi kontrollin e BSkyB.

Tuesday, June 05, 2012

Britania feston 60 vjetorin e Mbretreshës Elizabeta Dytë

Shërbimi në Katëdralën e Shën Polit në praninë e Mbretreshës, shënoi sot ditën e katërt të manifestimeve të 60 vjetorit të fronit të Elizabetës së Dytë.

Prnci Filip, i shoqi Elizabetës gjendet në spital prej dje me infeksion të fshikëzës.

Ceremonitë e manifestimeve, përfshin ngjarjet publike anëkënd Mbretrisë së Bashkuar. Ndër ngjarjet kryesore të oranizuara në Londë, ishte koncerti i mbrëmshëm para Pallatit të Bakinhamit. Në praninë e Mbretreshës Elizabeta Dytë dhe anëtarëve të familjes mbretrore, yjët më të njohur të skenës muzikore kënduan para publikut dhjetra mijësh. Elton Gjon, Tom Xhons, Klif Riçards ishin ndër emrat legjendar që morën pjesë. Koncerti u mbyll nga Sir Pol Mekartni.

Të shtunën, Mbretresha, Prnci Filip dhe anëtarët e familjes mbretrore prinë me anijen e tyre lundrimin e një mijë anijesh, një ndër manifestimet publike të përcjellura nga qindra mijëra veta përgjatë lumit.