Friday, August 30, 2013

Vdes poeti Seamus Heaney

Lauerati irlandez i cmimit te Nobelit per letersi vdiq ne moshen 74 vjecare ne spital Dablin.

Heaney shihet nga shumkush is poeti me I madh irlandez pas WB Yeats. Cmimi i Nobelit iu dha ne vitin 1995 per  shkrimet e tij me "bukuri letrare dhe thellesi etike".

Gjate veprimtarise se tij shume vjecare, Heaney ishte edhe perkthyes dhe gazetar dhe autor proze. Por ishte poezia ago qe e beri te mirenjohur anekend botes.

Heaney u lind ne vitin 1939 ne Irlanden Veriore, femija pare prej nente femijeve.

Parlamenti britanik kunder intervenimit ne Siri

Deputetet britanik votuan sonte kunder mundesise se intervenimit ushtarak ne Siri. 285 deputete votuan kunder propozimit te qeverise per mundesine e aksionit ushtarak kunder regjimit te preidentit Assad per te parandaluar perdorimin e armeve kimike. 272 deputete mbeshteten propozimin e qeverise.

Kryeministri David Kameron tha se eshte e qarte se parlamenti nuk deshiron aksionit ushtarak dhe se qeverise do te respektoje kete qendrim.

Sekretari britanik i mbrojtjes me pas hudhi posht mundesine e pjesemarrjes britanike ushtarake ne aksion te mundshem ushtarak kunder Sirise udhehequr nga Shtetet e Bashkuara e Amerikes.

Votimi ne parlament u mbajt sonte pasi kryeministri thirri parlamentin nga pushimet per te denatuar mundesine e intervenimit ne Siri.

Dje lideri i laburisteve ftoi te pritet raporti i inspektoreve te Kombeve te Bashkuara mbi perdorimin e armeve kimike para vendimit per intervenimin e mundshem. Qeveria u dakordua se vote e dyt do te mbahej para cfardedo aksioni ushtarak. Votimi sonte ishte vetem vota e pare ne pritje te raportit qe parashikon intervenimin ushtarak poqese evidenca e inspektoreve nderkombetar mbeshtet dyshimet  mbi perdorimin e armeve kimike nga regjimi i Assadit.

Pas debatit te gjalle sot pas dite, deputetet mooshten propozimin e qeverise me  13 vota vota kunder.

Lideri i opozites laburiste kerkoi qe kryeministri te mos perdore prerogativin rojal per te urdheruar aksion ushtarak.