Thursday, March 31, 2011

MINISTRI LIBIAN NË LONDËR

Sekreatari i jashtëm britanik Uilliam Heg (William Hague) ka konfirmuar se ministrit tëi jashtëm të Libisë Moussa Koussa nuk do ti ofrohet imunitet.

Moussa Koussa i cili arriti mbrëmë në Britani të Madhe po merret në pytje nga zyrtarët britanik në Londër.

Koussa ka thënë se nuk dëshiron më të punojë për Gadafin. Largimi i tij shihet si shenjë e rëndësishme për dobësimin e regjimit në Libi.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Heg (William Hague) tha se Moussa ka dhënë dorëheqje dhe se regjimi i Gadafit po "shpartallohet nga brenda".

Nga ana tjetër Moussa është një personalitet me histori, i afërt me Gadafin i cili shihet i implikuar në rrëzimin e aeroplanit në Lokberri.

Moussa Koussa ka qenë de fakto ambasador i Libisë në Britani të Madhe prej vitit 1979 deri 1980 kur u dëbua nga Britania e Madhe pas një intervistë që kishte dhënë për gazetën britanike Times.

Në intervistë ai kishte arsyetuar vrasjen e disidentëve libian në Britani të Madhe dhe kishte shprehur admirim për IRA-në.

Wednesday, March 30, 2011

SHKURTIME FONDESH PËR ARTIN

Tuesday, March 29, 2011

KONFERENCA E LONDRËS KUSHTUAR LIBISË

Sot në Londër mbahet konferenca për të diskutuar situatën në Libi. Në konferencë marrin pjesë mëse 40 ministra të jashtëm dhe përfaqsues nga organizatat kyçe rajonale. Ndër ta janë edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, Sekretarja e shtetit Hillari Klinton, si dhe minuistrat e jashtëm nga vendet evropiane si dhe përfaqsues nga vendet e Ligës arabe. Sekretari I përgjithshëm I Natos, Rasmussen do të jetë poashtu present.

Qëllimi i konferences është fuqizimi i vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për implementimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1970 dhe 1973 për mbrojtjen e civilëve si dhe riafirmimi i nevojës për ndihmë urgjente humanitare për Libinë.

Konferencën do ta hap, kryeministri britanik David Kameron, ndërsa punimet do ti kryesojë sekretari i jashtëm britanik Uilliam Heg.

Saturday, March 26, 2011

PROTESTË KUNDËR SHKURTIMEVE BUXHETORE

Mijëra po njerëz protestojnë në Londër kundër shkurtimeve buxhetore. Përfaqsuesit e sindikatave thonë se në protestotë po marrin pjesë mëse 200 mijë veta, më shumë se është pritur.

Protesta filloi rreth orës 11.45 me ecjen në qendër të Londrës, nga Victoria Embakment drejt Hyde Park. Lideri i Laburistëve në opozitë Ed Miliband pritet tu drejtohet protestuesve në Hyde Park rreth orës 14.00.

Rreth 600 autobusa u siguruan për të transportuar pjesëmarruesit e protestës deri në Londër.

Ministrat thonë se shkurtimet buxhetore janë të domosdoshme. Kritikët thonë se shkurtimet janë shumë të ashpra dhe të shpejta.

Protesta po kalon në atmosferë të qetë. Policia thotë se ka bërë një arrestim.

Wednesday, March 16, 2011

KULTURA BALLKANIKE EVROPIANE


“Kultura është e rëndësishme” është titulli i ekspozitës fotografike të thesarit kulturor nga vendet ballkanike. 18 vende të Listës së Trashëgimisë së UNESKOS nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Serbia, dhe Maqedonia, paraqiten nëpër vevedet e Bashkimit Evropian përmes fotografive të artistëve nga këto vende. Ekspozita udhëtuese e organizuar me iniciativën austriake gjatë dhjetë ditëve të arrdhshme qëndron në Londër.



Derisa vendet ballkanike synojnë të përfshihen në hartën politike të Bashkimit Evropian, thesare kulturore nga këto vende mund të gjenden këto ditë të ekspozuara në përfaqsinë e Komisionit Evropian në Londër.

“Kultura është e rëndësishme” është iniciativë e qeverisë së Austrisë qëllimi i së cilës është prezantimi i kontributit dhe thesarit të pasur kulturor të vendeve të Evropës Juglindore në kulturën e përgjithshme Evropiane.

18 vende të Listës së trashëgimisë së UNESCOs nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria prezantohen përmes fotografive të artisteve nga këto vende. Qyteti antik i Butrintit, Muzeu i Gjirokastrës, Manastiri i Deçanit, Patrirka e Pejës, Ura e Mostarit, Qyteti I lashtë I Dubrovnikut, Ohri, Qyteti historik i Trogir gjenden në mesin e fotografive të kësaj ekspozite.

Rajoni I cili në moemrojen e shumë evropiane sishet si sinonim me konflikte dhe luftë, paraqitet në një dritë tjetër, atë kulturore. Vet titulli i ekspozitës nënvizon rëndësinë e kulturës dhe bashkëopunimit kulturor për mirëkuptimin evropian.

Qëllimi i ekspozitës është mbështetja e integrimit evropian për të gjitha vendet e Evropës juglindore përmes bashkëpunimit më të madh kulturor. Apo siç u shpreh ambasadori austriak në Londër, Dr Emil Brix, “Ekspozita dëshiron të kontribuojë në futjen e kulturës së këtij rajoni në hartën mentale të Evropës".

Përve fotografive, vizitorët mund të lexojnë edhe intervistën me Ismail Kadaren, fragmente nga “Kronika e gurit”, fragmente nga komedia e Marin Drzhiqit “Daja Maroje”, poezi nga Konstatin Miladinov, fragmente nga ”Ura e Drinës” së Ivo Andriqit, si dhe dhe shënime tjera nga jeta e artistëve lokal.

Ekspozita mbahet në lokalet e selisë së Komisionit Evropian në Londër deri më 25 Mars.


Adresa:

The European Commission Representation in the UK
12 Star Gallery, Europe House
32 Smith Square
London SW1P 3EU

Orari i hapjes: e Hënë - E Premte; 10.00- 18.00

Wednesday, March 02, 2011

BRITANIA E MADHE SHKURTON NDIHMËN PËR KOSOVËN

Britania e Madhe do të shkurtojë ndihmën e drejtëprdrejtë për 16 vende përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën.


Sipas planit të njoftuar buxheti i përgjithshëm i Departamentit për zhvillim ndërkombëtar mbetet i paprekur nga masat e shkurtimeve. Ndër vendet e tjera që krahas Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës do të mbeten pa ndihmë të drejtëpërdrejtë janë edhe Iraku, Rusia, Kina dhe Angola.

Ndihma për Kosovën për vitin fiskal 09/10 ishte 3 milion funta.

Më shumë ndihmë ndërkaq do të marrin Bangladeshi, Pakistani, Nigeri, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia. Buxheti i ndihmës për këto vende shtohet dukshëm. Ndihma shtohet poashtu për nëntë organizata ndihmese përfshirë Unicefin.

Sekretari britanik për zhvillim ndërkombëtar Andrew Mitchell tha në deklaratën para Parlamentit se planet do tu ndihmojnë njerëzve më të varfër në botë.