Wednesday, August 10, 2011

Trazirat në Britani të Madhe

Londra kaloi një natë të qetë por trazira u shënuan në qytete tjera britanike.

Tri veta humbën jetën në Birmingem, në pjesën qendrore të Britanisue së Madhe. Tre mashkujt vdiqën pasi u goditën nga një automobil. Sipas informatave të këtushme, rezidentët lokal thonë se orvateshin të mbrojnë lagjen e vet.

Trazira pati në Maçester, Salford, Liverpool, Wolverhampton, West Bromwiç dhe Nottingem. Policia e Mançesterit ka përshkuar si të paparë dhunën e shënuar në këtë qytet.

113 veta thuhet se janë arrestuar në Mançester dhe Salford.

Në Londër, mbrëmë policia shtoi numrin e policëve për të patrulluar rrugët e kryqytetit. 16 mijë policë (pes herë më shumë se zakonisht) u gjetën në rrugët e Londrës për të penguar trazira të reja.

Burimet e qeverisë kan thënë se numri i shtuar i policëve do të mbetet i tillë gjithnjë derisa të jet e domosdoshme për të penguar përsëritjen e trazirave.

Kryeministri David Kameron ka thënë sot çdo aksion do të merret për të rikthyer rednin e ditës.

Kameron foli pas takimit të komitetit të emeregjës. Ai tha se policia ka mbueshetjen legale për të përdorur çfarëdo masa për të sjellur situatën në kontroll. Ai tha se dhuna e vazhdueshme është papranueshme dhe se do të ndalet. Kultura e frikës nuk do të lejohet në rrugët e vendit, tha ai.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Londrës, Boris Johnson, ka kërkuar që qeveria që të rishikojë planet për shkurtimin e numrit të policëve.

Tuesday, August 09, 2011

Trazirat e Londrës: Londra në alert

16 mijë policë po patrullojnë rrugët e Londrës sonte. Trupat policore janë siguruar nga 30 forca policore për të penguar trazira të reja në kryeqytet.

Shumë biznese vendosën të mbyllen më herët se zakonisht.

Njoftimet mbi mbylljen e hershme qëndronin në shumë dyer të bankave dhe postave edhe në disa pjesë veriore deri tani të paprekura nga trazirat.

Rrugët në këtë pjesë të Londrës ishin të qeta dhe njerëzit çarkullonin si rëndomë. Prania e policisë përkujtonte gjendje e jo-rëndomtë në kryeqytet.

562 veta thuhet të jenë arrestuar gjatë trazirave triditëshe në pjesë të ndryshme të Londrës. Mëse 105 janë ngarkuar me krim. 111 policë janë lënduar. Një i ri 26 vjeçar i gjetur në makinë i lënduar vdiq sot.

Shitore dhe shtëpi private janë plackitur dhe djegur.

Trazirat zhvillohen në pjesë të vogëla brenda lagjeve të caktuara të kryeqytetit britanik. Fjala është kryesisht për rrugët kryesore me shitore.

Trazira u shënuan edhe në qytete tjera të Britanisë së Madhe, Liverpool, Bristol, Birmingham. Në Manchester një mapo u gjet në flakë.

Kryeministri britanik i cili ndërpreu pushimin veror dhe u kthye në Londër sot, njoftoi se parlamenti do të tubohet të enjten për shkak të trazirave. Pushimet i ndërprenë edhe sekretarja e brendshme e shtetit si dhe lideri i Partisë laburiste në opozitë.

Kryetari i bashkisë së qytetit tue Londrës, Boris Johnson, i cili poashtu ndërpreu pushimin, u prit me zemërtim nga qytetarët gjatë vizitës së tij në pjesë të Londrës.

Trazirat e Londrës

Parlamenti britanik do të tubohet të enjten për shkak të trazirave në Londër. Këtë e njoftoi kryeministri britanik David Kameron i cili ndërpreu pushimin dhe u kthye sot në Londër. Kameron me tue arritur në Londër, udhëhoqi takimin e komitetit të emergjecës, Cobra.

Ndërkohë u mësua se një i ri 26 vjeçar i cili ishte plagosur mbrëmë, ka vdekur. 26 vjeçari u gjet në një makinë i plagosur në lagjen Croydon në jug të Londrës të përfshirë në trazira e djeshme.

Policia e Metropolitan ka njoftuar se ka anuluar të gjitha pushimet dhe se mëse 16 mijë policë do tue gjenden në rrugë të Londrës.

Nga Policia muesohet se po konsiderojnë përdorimin e plumbave plastik, gjë që kurr më parë nuk përdorur gjatë trazirave të këtilla në Angli.

Ushtruesi i detyrës së Komisierit të Policisë së Metropolitanit, Tim Godwin ka hudhur posht angazhimin e armatës.

Sipas informatave të policisë, 525 veta janë arrestuar gjatë trazirave. Mëse 100 veta po ngarkohen me krim.

Kryeministri Kameron dënoi trazirat duke i quajtur "pamje që të bëjnë të sëmuhesh", të plackitjes, vandalizmit, vjedhjes, grabitjes.

Tubimi i hershëm i parlamentit do tu mundësojë deputetëve të dënojnë së bashku këto krime dhe të dëshmojnë së bashku vendosmërinë e vet për ti rindërtuar këto komunitete, tha kryeministri britanik.

Gjatë tri ditë të shkuara Londra është ballafaquar me trazira nue pjesë të ndryshme të saj. Trazirat që filluan si protestë e qetë në lagjen veriore të Tottenhamit pas vrasjes së një 29 vjeçari nga policia, u shndërruan së shpejti në trazira të dhunshme dhe u shpërndan nëpër pjesë të ndryshme të Londrës. Trazirat e dhunshme përcillen me plaçkitje dhe sulme kundër policisë. Shitore dhe shtëpi private janë gjetur në flakë në pjesë të Londrës.

Trazirat po zhvillohen në orët e vona të pasditës dhe natën, dhe mbahen kryesisht në pjesë të vogëla brenda lagjeve të caktuara, zakonisht në rrugët kryesore me shitore.

Mbrëmë trazira u shënuan edhe në qytete tjera të Britanisë, Manchester, Liverpool, Bristol, Birmingham.

138 veta janë arrestuar nue Birmingham. Policia e Birminghamit, njofton se njue stacion policor në Birmingham është gjetur në zjarrë.

Një stacion i policisë në qytetin e Notinghamit, është goditur. 200 guma janë djegur nue rrugë.

Nue Londër, tri veta janë duke u marr në pyetje nuen dyshimin për orvatje vrasje tue njue polici i cili u lëndua në lagjen Wembley, në veri-perëndim të Londrës. Policia u lëndua gjersa orvatej ti ndal plaçtitësit.

Dita e hënë thuhet të kenë qenë trazira më e keqe në memorjen e gjallë.

Trazirat e Londrës

Për të tretën ditë me radhë, trazirat vazhduan në pjesë të ndryshme të Londrës. Njësitë speciale dolën për të ndalur trazirat, derisa zjarrëfikësit orvateshin të ndalin zjarrin nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sonte vonue u mësua se trazira janë shënuar edhe nue qytetet tjera britanike: Brimingham, manchester, Liverpool.

Shitore dhe shtëpi private janë plackitur gjatë trazirave në Londër. Një mapo në lagjen jugore të Londrës, Croydon, u gjet në flakë.

Kryeministri britanik David Kameron ka shkurtuar pushimin për të udhëhequr takimin e komitetit tue emergjencës. Prefekti i Londrës, Boris Johnson poashtu ka njoftuar se shkurton pushimin e vet.

Më parë sekretarja e shtetit Teriza Mej ndërpreu pushimin e vet për tu takuar me krerët e policisë në Londër.

Sipas informatave të policisë, 35 veta u arrestuan në qytetin e Birmingemit në pjeszën qendroe të Britanisë së Madhe. Në mesin e tyre edhe gjashtë nën moshë.

Trazirat po organizohen nga grupe të të rinjëve, duke shkëmbyer mesazhet përmes telefonave dhe rrjeteve shoqërore.

Trazira filloi të shtunën në lagjen Tottenham në veri të Londrës. Trazira pastaj u shënuan në pjesë të ndryshme të Londrës, kryesisht në veri-lindje, lindje dhe jug. Trazirat zhvillohen në lokalitete të vogëla brenda lagjeve të caktuara.

Policia është kritikuar për reagim të ngadalshëm dhe jo-efektiv. Brendosje janë shprehur mbi numrin e policisë në disponim dhe mundësitë për të reaguar më efektiv.

Trazira pasoi protestën paqësore për shkak të vrasjes së një mashkulli 29 vjeçar, Mark Dougan nga policia. Dougan u vra të enjten gjatë operacionit policor që hulumnte krimet e armëve brenda komuniteteve afriane dhe karabiane.

Gjatë këtij incidentit fatal u plagos edhe një polic.

Lagja e Tottenhamit është e banuar me një numër të madh të minoriteteve etnike, kryesisht afrikane dhe karabiane.

Trazira të ngjashme pati në këtë lagje në vitin 1985 me c'rast një policë u ther. Trazirat atë kohë kishin filluar pas vdekjes së nje residente locale, nga infrakti gjatë bastisjes së shtëpisë së saj nga policia.

Monday, August 08, 2011

Trazirat e Londrës

Mëse 100 veta të arrestuar, 35 policë të lënduar, makina policore të dëmtuara dhe placiktja të shitoreve gjatë trazirave të uikendit në disa pesë të Londrës.

Sekretararja e brendshme e shtetit, Theresa May (Teriza Mej), do të kthehet nga pushimi veror për tu takuar me krerët e policisë.

Trazira filloi të shtunën në lagjen Tottenham në veri të Londrës. Trazira pastaj u shënuan në disa pjesë tjera veriore të Londrës, në pjesë dhe në një pjesë jugore të Londrës.

Në qendër të Londër rreth 50 të rinjë u tubuan në Oxford Street dhe goditën shitoret.

Trazira pasoi protestën paqësore për shkak të vrasjes së një mashkulli 29 vjeçar, Mark Dougan nga policia. Dougan u vra gjatë operacionit policor që hulumnte krimet e armëve brenda komuniteteve afriane dhe karabiane.

Gjatë këtij incidentit fatal të enjten, u plagos edhe një polic.

Hetimi i vdekjes së zt Dougan, pritet të hapet të martën.

Nuk është e sigurtë nëse Mej e shkurtoi pushimin e vet apo ishte dashur të kthehej të hënën.

Zëvendës-kryeministri Nick Clegg i quajti trazirat vjedhje e panevojshme oportunistike që nuk ka të bëjë fare me vdekjen e zt, Dougan.

Trazirat e ukinedit përfshin sulme kundër shitoreve në qendër të Londër, ku rreth 50 të rinjë u tubuan në Oxford Street dhe goditën shitoret.

Pjesë të lagjes Tottenham janë akoma të mbyllura. Trazirat kan shkaktuar mbyllje apo vonesa në transportin publik.

Lagja e Tottenhamit është e banuar me një numër të madh të minoriteteve etnike, kryesisht afrikane dhe karabiane.

Trazira të ngjashme pati në këtë lagje në vitin 1985 me c'rast një policë u ther. Trazirat atë kohë kishin filluar pas vdekjes së nje residente locale, nga infrakti gjatë bastisjes së shtëpisë së saj nga policia.

Saturday, August 06, 2011

SHBA-së i ulet shkalla e kredisë

Agjencia për kredi, Standars & Poors, ka ulur shkallën e kredisë së SHBA prej AAA në AA.

Kjo është hera e parë që SHBA-së humbin një A në vlerësimin e besueshmërisë kreditore.

Standards & Poor's thekson brengosjen rreth deficitit amerikan si arsye për masën e marrë. Sipas agjencisë planet e miratuara nga Kongresi Amerikan të martën për reduktimin e dificit, nuk shkojnë mjaft larg.

Ulja e deficitit mund të ndikojë në konfidencën e investuesve.

Njoftimi mbi këtë ulje të kredisë së SHBA-ve erdhi në javën kur tregu global i bursave u gjet në rrëmujë me humbje të mëdha të vlerës së aksioneve.

Kriza e tregut të bursave u shkaktua nga firka lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe në botë, atë të SHBA-ve dhe kriza në zonën e EUROS.

Friday, August 05, 2011

Rowan Atkinson lëndohet në aksident

Aktori britanik, Rowan Atkinson, gjendet në spital në gjendeje stbile pas lëndimit në aksident komunikacioni. Atkinson lëndoi shpatullën dhe po dshërohet në spital në Peterborough. Aksiedenti ndodhi kur makina e tij goditi një pemë dhe llampë rruge.

Aktori i njohur si Mr Bean, pas aksidentit u largua vet nga vendi i aksidentit dhe priti ambulancën. Zjarrëfikësit arritën në skenë puer të ndalur zjarrin.

Rowan Atkinson arriti famë në seritë televivize "Jo Lajmet e orës 9" dhe "Balckadder" ku luajti rolinë kryesor të Blackadder. Mue vonë, Aktinson arriti famue ndërkombëtare me rolin e Mr Bean.

Aktori 56 vjeçar thuhet të jetë entuazias i automobilave. Aksidenti ndodhi gjersa ai voziste McLaren F1.

Paul McCartney viktimë e mundshme e përgjimit

Paul MaCartney ka shprehur dyshimin e vet se siç duket edhe ai ka qenë viktimë e përgjimit. Duke folur në SHBA, gjatë ternut amerikan, ylli i shquar muzikor, ka thenë se do të kontaktojë policinë pas kthimit në Britani të Madhe.

Ish-anëtari i bendit legjendar Beatles, ka thënë se përgjimi është shkelje e tmershme e jetës private.

"Kur të kthehem (në Britani), pas këtij turneu, do të shkojë në polici sepse siç duket unë jam përgjuar", ka thënë McCartney në Ohio. Ai shtoi se si dëshiron të dëgjojë faktet para se të bëjë komente lidhur me këtë.

Më parë, ish-bashkëshortja e tij, Heather Mills, i tha televizionit të BBC-së se si telefoni saj ishte përgjuar. Ajo tha se një gazetar i gazetës Mirror kishte pranuar se kishte përgjuar porositë që Paul McCartney i kishte lënë në telefonin e saj.

Heather Mills atë kohë ishte dashnore e ish-Bitelsit, dhe sipas saj porosia e përgjuar ishte lënë pas njue argumenti që ajo kishte pasur me të. Mills kishte shkuar në Indi pas këtij argumenti, dhe McCartney kishte lënë porosinë për tu pajtuar.

Mills tha se gazetari i gazetës Mirror i kishte telenonuar asaj duke cituar nga porosia e lënë në telefonin e saj.

McCartney dhe Hills ishin të martuar prej vitit 2002 deri në vitin 2008.

Wednesday, August 03, 2011

Zbulohet filmi i parë i Hiçkokut

Fragmente nga filmi i parë i regjisorit të famshëm britanik, Alfred Hitchcock (Alfred Hiçkok) është zbuluar në Zelandën e Re.

Filmi "Hija e bardhë" ishte gjiruar në vitin 1923. Hitchcock ishte 24 vjeçar.

Incizimet nga filmi u gjetën në mesin e disa incizimeve të paidentifikuara amerikane, që ishin lëne në Arkivën e filmit të Zelandës së re në vitin 1989.

Hitchcock ishte shkrimtar, ndihmës regjisor, redaktor dhe dezajner i produkcionit të këtij filmi. Në film luanin Clive Brook (Klajv Bruk) dhe Betty Comspon (Beti Kompson).

David Sterrit, kryetar i Shoqatës Nacionale të kritikëve të filmit, e quajti këtë zbulim ndër më të rëndësishmit në memorjen e gjallë.

Nga Arkiva e filmit u tha se filmi ishte "melodramë e egër dhe atmosferike".

Alfred Hitchcock më vonë gjiroi filmat e famshëm klasik si "Psiko" dhe "Zogjët". Ai vdiq në vitin 1980.

Monday, August 01, 2011

Gazetarët e BBC-së në grevë

Gazetarë të BBC-së po bëjnë sot grevë 24 orësh kundër mbylljeve të detyrueshme të vendeve të punës.


Disa programe kryesore u gjetën të goditura nga greva. Programi i mëngjesit i radios (Radio 4) filloi një orë më vonë, ndërsa programi televiziv i mëngjesit pati një moderator në vend të dy moderatorëve dhe u transmetua nga tjetër studio.

Kjo është greva e dytë. Greva tjetër u mbajt më 15 korrik.

Unioni nacional i gazetarëve thotë se BBC nuk po angazhohet për të gjetë zhgjidhje adekuate për ata që po detyrohen të largohen apo po ballafaqohen të largohen si tepricë e detyryshme.

BBC thotë se pas shkrutimeve të fondit nga qeveria qendrore për Shërbimin Botërorë të BBC-së, dhe BBC Monitoring, 387 vende pune u detyruan të mbyllen, duke bërë që rreth 100 veta të ballafaqohen me shpalljen si tepricë e detyrueshme.

Në emailin drejtuar punëtorëve BBC, thotë se orvatje po bëhen për tu ofruar të gjithëve mundësi për ri-lokim dhe ri-trajnim, por se nuk mund tu ofrojë trajtim prefercial anëtarëve të Unionit.

Unioni i gazetarëve thotë se BBC po hudh mijëra funta duke shpallur punëtorë të aftë dhe me eksperiencë teprica të detyrueshme në vend të ri-angazhimit të tyre.