Cameron mbron veton para parlamentit
Kryeministri britanik, David Cameron ka mbrojtur para parlamentarëve vendimin e vet për mosmbështetjen e marrëveshjes për diciplinë fiskale.
Nue drejtimin e tij në parlament, Cameron përsëriti se me vendimin e vet ai mbronte interesat e Britanisë së Madhe. Ai tha në Bruksel shkoi me motive të mira por se sigurimet që kërkonte për sistemin financiar nuk jepeshin.
Lideri i opozitës, Ed Miliband e quajti vendimin e kryeministrit "të keq" për Britaninë. Ai pyeti kryeministrin se çka kërcënonte sistemin financiar që kryeministri u deturua të refuzojë.
Kryeministri britanik po u përgjigjet mmentalisht pyetjeve në parlament. Në parlament ndërkaq nuk gjendet zëvendës-kryeministri Nick Clegg. Lideri liberaldemokratëve në koalicion, dje tha se rezultati i samitit të Brukselit ishte "i keqarrdhshëm" dhe se është i "keq për Britaninë".
Disktuimi në parlament po vazhdon.
Kampionati Europian: Lista finale e grupeve
Grupi A:
Greqia
Polonia
Republika Çeke
Rusia
Grupi B:Gjermania
Holanda
Danimarka
Portugalia
Grupi C:Spanja
Italia
Kroacia
Republika e Irlandës
Grupi D:Anglia
Franca
Ukraina
Suedia
BE-ja drejt unionit fiskal
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Europa po punon për vendosjen e unionit fiskal për të zgjidhur krizën e borxheve brenda eurozonës.
Për një gjë të këtillë, Merkel mendon se nevojitet një marrëveshje e re e Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje do të impnonte një diciplinë buxhetare brenda eurozonës.
Për një marrëveshje të re ka ftuar edhe Franca. Dje presidenti francez, Nikolas Sarkozy, tha se një marrëveshje e re e marrëdhënieve midis anëtarëve të BE-së, është e domosdoshme për mbrojtjen e vendit që Europa zë në botë.
Dy liderët europian janë nën presion për të bërë më shumë drejt zgjidhjes së krizës së borxheve. Kancelarja gjermane dhe presidenti francez takohen të hënën.
Nduerkohë sot (të premten), presidenti francez Nikolas Sarkozy pret kryeministrin britanik, David Kameron, në Paris.
Britania ka rezervime lidhur me krijimin e dy shpejtësive të ndryshme zhvillimi brenda BE-së. Britania e Madhe është e brengosur se do të mbetej në margjinë së bashku me vendet e tjera jasht eurozëns.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalimin e vet premtoi hapa konkret drejt unionit fikal. Kjo nënkupton integrim të afërt të politikave të tatimeve dhe shprenzimeve si dhe masa kundër anëtarëve që shkelin rregullat e këtilla.
Festivali i robotëve në Londër
Dëshironi një experiencë plotësisht ndryshe nga e përditshmja? Fjala vjen të takoni një robot? Apo të bisedoni me të? Për katër ditë me radhë pikërisht një gjë e këtillë është e mundur në Londër.
Prej 1 deri më 4 dhjetor, mund të takoni mëse 20 robotë unik. Shumë prej tyre sapo kan dal nga laboratët europian dhe do të takohen me publikun në Britani të Madhe për herë të parë. Këtu përfshihen robotët shtëpiak, robotët notues, robotët eksporues, dhe shumë të tjerë.
Festivali i Bashkimit Evropian i robotëve, Robotville, prezanton arritjet më të reja të robotëve europian dhe eksporonë rëndësinë kulturore të robotëve.
Robotistët nga Britania e Madhe dhe Europa, do të jenë aty për të diskutuar punën e tyre me vizitorët.
Festivali u organizua origjinalisht nga EUNIC Londër (Institutet Nacionale për kulturë të Baskimit Eurpian) në bashkëpunim me Sistemet kognitive dhe programet robotike të BE dhe Zyrën e Përfaqsis së BE në Londër.
Festivali mbahet në Muzuen shkencor në Londër.
Adresa e Muzeut:
Exhibition Road
London SW7 2DD
http://www.sciencemuseum.org.uk