Tetë ushtarë të lënduar në veri të Kosovës
Të paktën tetë ushtar të forcave paqeruajtëse janë lënduar gjatë aksionit të sotëm për heqjen e barrikadave të vena nga serbët në veri të Kosovës, konfirmojnë për DW, zyrtarë nga zyra për informim e KFOR-it. Merret vesh se njëri nga ushtarët e KFOR-it është lënduar nga gazi lotsjellës gjatë përpjekjes për të shpërndarë serbët, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.
Forcat paqeruajtëse të NATO-os, sot në mëngjes nisën aksionin për heqjen e barrikadave në disa nga rrugët e veriut të Kosovës të cilat qojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak. Një zëdhënës i KFOR-it, Uve Novicki, thotë se operacioni i deritashëm ka rezultuar i suksesshëm. Ai konfirmon se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
Deri tash KFOR-i ka arritur të largojë barrikadën në hyrje të fshatit Zupq e cila ka qenë e betonuar si dhe një barrikadë në fshatin Jegenicë, në rrugën Zvecan-Zubin Potok.
Mediet serbe njoftojnë se në orët e hershme të mëngjesit presidenti Serb Boris Tadic, u kërkoi serbëve në veri të Kosovës të mbesin të qetë, ndërsa NATO-s i kërkoi t’i shmanget përdorimit të dhunës.
“Liderët e serbëve lokalë në veri do të duhej të punonin vetëm në interesin e njerëzve dhe jo nën ndikimin e disa partive politike serbe”, citohet të ketë thënë presidenti Boris Tadiq.
Bekim Shehu, Deutsche Welle
www.dw-world.de/albanian
Parlamenti britanik të debatojë anëtarësimin në BE
Parlamenti britanik do të votojë rreth mundësisë së referendumit për anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian.
Debati në parlament do të zhvillohet më 24 tetot, tri ditë më herët se ishte parashikuar për të mundësuar prezencën e kryeministrit britanik David Kameron gjatë këtij debati. Debati ishte planifikuar origjinalisht për 27 tetor, por zyra e kryeministrit ka sjellur puerpara këtë debatë meqë kryeministri britanik si dhe sekretari i tij i jashtëm do të jenë në Australi atë ditë.
Votimi rreth kësaj çështje u kërkua nga deputeti konzervator David Nutall. Kuerkesa e tij u mbështet deri tani nga 76 deputetë prej të cilëve më shumë se 50 nga Partia
Konzervatore. Kërkese fton për referendum deri në maj të 2013 dhe parasheh tri opcione votimi: status kvonë, braktisjen e BE ose reformimin e kushteve të anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE.
Rezultati i votimit nuk është obligues për qeverinë por shihet si politikisht problematik për kryeministrin Kameron.
Sipas burimeve të këtueshme, data e debatit u soll përpara për ti mundësuar kryeministrit Kameron që personalisht ti porosit deputetët të mos shkojnë kësaj rruge.
Foks kërkon falje por edhe sulmon mediat
Ish sekretari britasnik, Liam Foks i mbrojtes kërkoi falje për shkeljen e rregullave parlamentare.
Në fjalimin e tij sot në parlament pas dorëheqjes së javës së shkuar tha se ai është dashur të dëgjojë më shumë brengosjet e shprehura lidhur me lidhjet e tij me Adam Verrity-in.
Zoti Foks ndërkaq njëkohësisht akuzoi "një pjesë të mediave" për "hakmarrje" madje "urrejtje" në trajtimin e tij. Një sjellje e ˚këtillë, sipas dr Foks duhet ti brengos të gjithë.
Ndërkohë mësohet se Komisioneri për standarde parlamentare, Xhon Lajon do të inicoijë një hetim lidhur me sjelljen e Dr Foks-it.
Hetimi thuhet të inicohet pas ankesës sue deputetit laburist Xhon Men.
Julian Barnes merr çmimin Booker
Çmimin i sivjetëm Man Booker mori shkrimtari Julian Barnes për romanin "Kuptimi i fundit"
Shkrimtari britanik 65 vjeçar u prezentua me çmimin me vlerë 50 mijë funtash sonte në Londër.
Romani i tij ishte më i shkurtëri nga gjashtë finalistët. Tema e romanit është miqësia e lidhur në fëmijëri dhe imperfekcioni i memorjes.
Barnes ishte nominuar tri herë më parë për këtë çmim prestigjioz për letërsi, më 1984 me romanin "Papagalli i Flaubertit", 1998 "Anglia Anglia" dhe më 2005 me "Arturi dhe Xhorxhi".
Çmimi jepet çdo vit për librin më të mirë të shkruar në anglisht.
Van Gog nije izvrsio samoubistvo
Vincent Van Gogh nije ubio sebe, kaze se u novoj biografiji cuvenog slikara.
Autori biografije "Van Gogh: Zivot" Steven Naifeh i Gregory White Smith tvrde da je vise verovatno da je Van Gogh ubijen od dvojice decaka koje je on poznavao a koji su imali oruzje sa losim funksionisanjem.
Do ovog zakljucka, autori su dosli nakon 10 godina studiranja sa vise od 20 precodioca i istrazivaca.
Iz Muzeja Van Gogh u Amsterdamu ove tvrdnje su nazvane dramaticnim ali se u saopstenju dodaje da mnogo pitanja ostaju otvorena i da je jos uvek rano da se odbaci mogucnost saboubistva.
Ish sekretari britanik shkeli kodin ministrial
Ish sekretari britanik i mbrojtjes, Liam Fox, shkeli kodin ministrial me kontaktet që kishte me shokun e tij gjatë kryerjes së detyrës. Kjo pritet të thuhet në raportin që do të publikohet nesër nga
Fox dha dorëheqje të premten pas zbulimeve mbi kontaktet e tij me shokun e vet, lobistin Adam Verrity gjatë kryerjes së detyrës së sekretarit shtetërorë.
Zoti Fox kishte takuar zotin Verrity gjatë 18 udhëtimeve të jashtme. Zoti Verrity jepte karta vizitore ku thuhej se ai ishte këshilltar i zotit dhe ishte prezent në takimet e zotit Foks me personalitete ushtarake, diplomatë dhe kontraktues ushtarak. E gjithë kjo përkundër faktit se zoti Verrity nuk kishte kurrfar roli zyrtar në qeverinë britanike.
Raporti i përgatitur nga sekretari i kabinetit, që pritet të botohet nesër, besohet se do të thotë qartë se zoti Fox shkeli rregullat ministriale. Por raporti do të konkludojë se zoti Fox nuk puerfitoi financiarisht nga këto kontakte.
Van Gog nuk kishte vrarë veten
Vincent van Gogh, nuk kishte vrarë veten, thonë autorët e biografisê së re të piktorit të famshëm.
Në biografinë Van Gogi: Jeta, aurorët Steven Naifeh dhe Gregory White Smith, thonë se me është më mundshme se piktori holandez u vra rastësisht nga dy djem që ai i njihte e të cilit kishin një arm jo-funksionale.
Këtë konkludim, autorët e shprehën pas 10 vjet studimi me mëse 20 përkthyes dhe hulumtues.
Muzeu i Van Goghit në Amsterdam e quajti këtë mundësi zhvillim "dramatik" dhe "intrigues".
Në deklaratën e lëshuar ndërkaq thuhet se shumë pyetje mbeten për tu përgjigjur dhe se është tejet herët të eliminohet mundësia e vetëvrasjes.
Vazhdon protesta "Pushto Londrën"
Protesta "Pushto Londrën" ka gyrë në ditën e tretë në kryeqytetin britanik. Rreth 250 protestues me rreth 100 çadra po qëndrojnë para Katedralës së Shën Polit.
Rreth 2 mijë deri 3 mijë veta protestuan në qendrën financiare të shtunën.
Tetë veta raportohen të jenë arrestuar gjatë uikendit, gjashtë prej tyre janë ngarkuar me ofendime.
Protesta është pjesë e lëvizjes globale të inspiruar nga protesta e Nju Jorkut me titullin "Pushto Wall Street". Protestuesit kundërshtojnë "lakminë" korporative. Protesta të ngjashme u mbajtën më parë, gjatue verës në Spanjë me emrin "Indignants".
Protestat amerikane po vazhdojnë për katër javë dhe janë shtrirë në vendet tjera europiane, Itali, Greqi, Portugali. Tue shtunën protesta u mbajtë në vende të ndryshme anëkënd botës përfshirë Korenë jugore dhe Hong Kongun.
Organizatorët e protestës së shtunës thanë se qëllimi i protestave është inicimi i ndryshimeve globale. Ato synojnë të porosisinë politikanët dhe "eliatat financiare që ata shërbejnë" se qytetarët janë ata që do të vendosin mbi të arrdhmen.
Gjatë protestës në Romë u shënua dhunë dhe së paku 70 veta u lënduan, tre prej tyre seriozisht. Policia përdori lotësjellës kundër disa protestuesve me maska.
Dhjetra mijëra protestues paqësor protestuan qetë në kryeqytetin italian.
Protesta të shtunën pati edhe në Irland, Zelandë të re dhe Australi.
Prostesta financiare anëkënd botës
Protuestuesit nëpër botë po dalin në rrugë për të protestuar kundër, siç thuhet, kulturës lakmuese korporative dhe shkurtimeve buxhetore qeveritare.
Protesta tanimë kan filluar në Australi, Zelandë të Re si dhe qytete të Azisë.
Organizatorët thonë se protesta do të mbahen në 951 qyete në 82 vende të Evropës, Azisë, Americës, Afrikës.
Qëllimi i protestave është inicimi i ndryshimeve globale. Sipas organizatorëvem protestat synojnë të porosisinë politikanët dhe "eliatat financiare që ata shërbejnë" se qytetarët do të vendosin mbi të arrdhmen.
Shumë grupe protestuse po mbajnë emrin e ngjashëm me protestën e Nju Jurkut të quajtur "Pushto Wall Stret".
Dorëheqje brenda qeverisë britanike
Sekretari britanik i mbrojtjes, Liam Foks (Liam Fox), ka dhënë dorëheqje pas alegimeve mbi sjellje jo-profesionale.
Liam Foks u gjet nën presion pas zbulimeve se një mik i tij personal, Adam Verrity kishte kishte takuar zotin Foks gjatë 18 udhëtimeve tue jashtme zyrtare. Zoti Verrity poashtu jepte karta vizitore ku thuhej se ai ishte këshilltar i zotit dhe ishte prezent në takimet e zotit Foks me personalitete ushtarake, diplomatë dhe kontraktues ushtarak. E gjithë kjo përkundër faktit se zoti Verrity nuk kishte kurrfar roli zyrtar në qeverinë britanike.
Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Foks tha se ai gabimisht ka lejuar përgjegjuesitë personale dhe profesionale të "përzihen".
Kryeministri David Cameron tha se i vjen shumë keq që Dr Foks largohet nga detyra e tij.
Laburistët thanë se zoti Foks nuk iu është mbajtur standardeve të ministrave dhe se largimi i tij ka qenë i paevitueshëm.
Sekretari i mbrotjes u gjet në qendër të opinionit publik për një javë pas raporteve mbi rolin që miku tij kishte luajtur gjatë kryerjes sue detyrës zyrtare nga Dr Foks. Sipas mediumeve publike, udhëtimet e Adam Verrity-it kur ai takonte zotin Foks gjatë vizitave të jashtme financoheshin nga biznesmen.
Kampionati europian - lista e kualifikuesve
Lista e vendeve që tanimë kualifikuan për kampionatin europian që do të mbahet verën e arrdhshme:Polonia (nikoqir)
Ukraina (nikoqir)
Anglia
Franca
Germania
Italia
Holanda
Spanja
Greqia
Rusia
Danimarka
Suedia
Lista e raundit final kualifikues:Turqia : Kroacia
Republika e Çekisë : Mali Zi
Estonia : Irlanda
Bosnia : Portugalia
Pjesa e parë e raundit luhet më 11, 12 Nëntor. Pjesa e dytë finale më 15 Nëntor.
Lista përgatitur nga M.C.O
Paul McCartney martohet për herë të tretë
Ish-Bitlesi Paul McCartney u martua sot për herë të tretë. Bashkëshortja e re e Sir Paul-it është amerikanja Nancy Shevel.
Çifti i ri bashkëshortor pas ceremonisë së martesës në veri të Londrës, shkuan në shtëpi për të vazhduar ceremoninë e festimit të martesës. Ndër mysafirët e tyre ishin fëmijët e Sir Paul-it, James, Mary dhe Stella McCartney si dhe yjë të njohur të muzikës ndër të cilët edhe ish-Bitlesi Ringo Starr.
I pyetur se si e ndien veten pas ceremenonisë së martesës, Paul McCartney tha se ndihet tejet mirë, absolutisht bukur.
Martesa u bë në zyrën e njëjtë ku McCartney ishte martuar me gruan e tij të parë Linda Eastmen në vitin 1969.
Nancy Shevell 51 vjeçare është një trashëgimtare e pasur. Ajo ishte e martuar për 20 vjet me avokatin amerikan dhe kandidatin politik Bruce Blakemen.
Policia e Nju Jurkut arreston vjedhës identiteti
Policia e Nju Jorkut ka arrestuar mëse 86 persona që besohet të jene anëtarë të rrjetit kriminal që ka vjedhur identitete. 25 persona tjerë akoma kërkohen për rolin e tyre në këtë krim. Rrjeti besohet të përfshin 5 grupe kriminale në Nju Jork.
Prokurorët thonë se 13 milion dollarë janë humbur gjatë periudhës 16 mujore.
Anëtarët e rrjetit kriminal përdornin kartat e rrejshme për të blerë kryesisht produkte teknike Apple nëpër SHtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata jetonin një jetë luksoze.
Arrestimet e u bënë pas dy vitesh hetimesh. Gjatë hetimeve u zbulua se grupet kriminale të bazuara në SHBA, ishin të lidhura me grupet kriminale në Afrikë, Evropë, Azinë lindorer dhe Lindjen e Mesme.
Policia thotë se kjo është vjedhja më e madhe dhe ndër më të sofistikuarat e identitetit të kartave kreditore.
Punonjësit e restoranteve, bankave dhe shërbimeve tjera që punonin për grupet kriminale, vidhnin të dhënat personale nga kostumerët. Të dhënat pastaj u dërgoheshin teknikëve kriminel tue cilët pastaj prodhonin kartat American Express, Visa dhe tjera.
Ekipet e "blerësve" pastaj përdornin këto karta për të blerë prodhime nëpër SHBA, e q pastaj i duergonin në Kinë, Evropë dhe Lindje të Mesme.
Vdes krijuesi i "Apple"
Steve Jobs, ko-formues dhe ish-kryeekzekutiv i gjigantit teknologjik "Apple", ka vdekur në moshën 56 vjeçare.
Jobs vuante nga kanceri prej vitit 2003.
Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se bota ka humbur një vizionar. Ai tha se Jobs ishte ndër inovatorët më të mëdhenjë, i guximshëm të mendoj ndryshe dhe të besojë se mund të ndryshojë botën, dhe mjaft i talentuar tue arrijë këtë.
I lindur në vitin 1955, Jobs lancoi kompjuterin e parë Apple në vitin 1976 me shokun e tij nga shkolla Steve Wozniak. Në vitin 1985 ai u largua nga kompania Apple për tu kthyer në vitin 1996. Një vit më vonë ai u bë krye-ekzekutiv në Apple.
Jobs ishte prapa inovacioneve të Applit si ipod dhe iphone.
Mirënjohje u shprehën anëkënd botës. Rivali teknologjik Bill Gates, tha se Steve Jobs kishte ndikim të madh në teknologjinë botërore dhe se ky ndikim do te ndjehet për shumë gjenerata të arrdhshme. "Për ne që patëm fat të punojmë me të, ishte nder i madh. pasur nder të madh të punojë me të. Steve do të më mungojë pa masë".
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg iu falenderua Jobs për faktin se siç tha ai, Jobs tregoi se "ajo që krijon, mund të ndryshojë dotën". Kryetari i Sony-it tha se bota digjitale ka humbur dritën e vet udhëhequese.